Në ditën më të shkurtër të vitit
Në ditën më të shkurtër të vitit, Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare të Filmit me Metrazh të Shkurtër, Konsullata e Nderit në Shkodër, Konsullata e Ndetrit Gjirokastër dhe Qëndra Rinore ARKA, prezantojnë Dita e Filmit Italian me Metrazh të Shkurtër 2015
E hënë, 21 dhjetor 2015 ora 10.30Auditori i Universitetit Gjirokastërora 17.00
Qëndra rinore ARKA,Shkodër
Hyrja e lirë
Qendra Kombëtare e Filmit me Metrazh të Shkurtër në Torino ka përzgjedhur shtatë filma me metrazh të shkurtër, për të ofruar një panoramë të më të mirës të prodhuar në Itali në këtë sektor këto dy vitet e fundit. Projeksionet do të realizohen më 21 dhjetor, ditën e solsticit të dimrit, ditës më të shkurtër të vitit.
Në program:
Pritja e majit e Simone Massi, 2014, 8’ – animacion
Maji, mëllenja: fshihen në momentin e të kënduarit
Ngjitja i Francesca Barison, 2015, 10’ – fiction
Një ushtar i ri i Luftës së Parë Botërore humbet në pyll, ndërsa rreth tij shpërthen konflikti. Pra, do fillojë kështu largimi i tij nga lufta drejt një lloj bashkimi me natyrën, që do të kthehet në një udhëtim dantesk nga ferri në parajsë. Shpirti i tij do të shoqërohet nga figura kalimtare e bujkut të vjetër, udhërëfimi i tij, nëpërmjet natyrës madhështore të Alpeve.
E.T.E.R.N.I.T i Giovanni Aloi, 2015, 14’ – fiction
Një emigrant tunizian, në punë për heqjen e amiantit dhe një grua italiane. Dy vetmi të ndryshme që takohen në një marrëdhënie kurdisjeje.
E di që më dëgjon i Francesca Mazzoleni, 2014, 16’ – fiction
Michele dhe Tommy janë babë e bir të bashkuar nga një tipar i veçantë: të dy janë të shurdhër. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se njëri është me të vërtetë në gjendje të kuptojnë nevojat dhe ndjenjat e tjetrit. Në një udhëtim me makinë, afër mbrëmjes, Michele përpiqet të marrë me vete të birin për të filluar një jetë të re së bashku dhe, edhe pse çdo gjë duket sikur shkon keq, për herë të parë, do të jetë në gjendje ta dëgjojë me të vërtetë.
Mamma mia i Milena Tipaldo, Francesca Marinelli, 2014, 7’ – animacion
Në dy episode personale (Gjaku nuk të gënjen i Milena Tipaldo dhe Mami dinosaur i Francesca Marinelli) autoret përshkruajnë me humor dhe butësi nënat e tyre dhe peshën e pamohueshme të trashëgimisë së tyre.
Ménage à trois i Emanuele Daga, 2015, 13’ – fiction
Një ditë si të tjerat për Laura-n, përsa kohë që dashuria nuk troket në derën e saj … por asgjë nuk mund të parandalojë tersllëkun.
Franki i Francesco Mazza, 2015, 19’ – fiction
Jeta dhe torturat e Frankie, një i ri emigrant italian me një të kaluar të vështirë, që erdhi në Nju Jork për të jetuar ëndrrën amerikane. Shpejt do të zbulojë se realitet me yje dhe vija është i ndryshëm nga ai që pritej: mungesa e komunikimit, punë të ulta dhe një shtëpi në një lagje neighborhood shumë ndryshe nga Manhattani i paraqitur nëpër filma.
Qendra Kombëtare e Filmit të Shkurtër është një projekt i Shoqatës Italiane Amici Cinema d’Essai Nazionale, realizuar në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kinemasë. E lindur në vitin 2007 si një bibliotekë filmi dhe agjenci për promovimin e filmit të shkurtër italian, ka rekuperuar dhe digjitalizuar më shumë se 300 suporte, nga pelikola në shirit magnetik. Aktiviteti i saj i drejtohet prodhimtarisë kombëtare të çdo lloji, të kohëgjatjes prej 40 ‘.
Qendra Kombëtare e Filmit të shkurtër organizon takime profesionale, si në Itali dhe jashtë vendit. Gjithashtu operon si zyrë informacioni për prodhimin dhe shpërndarjen e filmave me metrazh të shkurtër italianë.