Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Takim me autorin – Gianrico Carofiglio prezanton Rregulli i ekuilibrit

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me shtëpinë botuese FJALA ka kënaqësinë të prezantojë variantin në gjuhën shqipe të romanit Rregulli i ekuilibrit nga Gianrico Carofiglio (2017, përkthyer nga Ingrit Rudi) në prani të autorit.

24 tetor 2017, ora 18

Biblioteka e IIC

Tiranë

Hyrja e lirë

 

Rregulli i ekuilibrit nga Gianrico Carofiglio, botuar nga Einaudi në 2014

Një hero i pabindur. Një dyshim moral absolut. Është një pranverë e çuditshme, e pavendosur, si humori i Guido Guerrieri-t. I vendosur mënjanë nga një histori personale që e bën atë të reflektojë mbi ekzistencën e tij, Guido duket se po mbyllet në vetvete. Si bashkëbisedues të preferuar ka thesin e boksit që varet nga tavani i dhomës së tij të ndenjes. Për të tronditur situatën vjen një klient larg normales: një gjyqtar në mes të një karrierë të shkëlqyer, ish-shoku i tij i universitetit, gjithmonë i pari në mësime dhe konkurse. I drejtohet atij ta mbrojë nga akuza e korrupsionit, më e keqja që mund të bjerë mbi një gjykatës. Edhe pse pothuajse nuk do, Guerriri përfshihet nga çështja dhe gradualisht humbet kthjelltësinë, i copëtuar nga tensioni ndërmjet rregullave formale dhe ndërgjegjes individuale. Në një seri ngjarjesh dramatike dhe thyerjesh komike, për ta ndihmuar do të jenë miku polic, Carmelo Tancredi dhe një hetues privat, një personazh i vështirë për t’u deshifruar: pasi mbi të gjitha është grua, e bukur, e paqartë dhe që shëtit me një shkop baseball-i.

Gianrico Carofiglio: barez nga lindja, ka qenë për shumë kohë një prokuror publik i specializuar në hetimet e krimit të organizuar.

Ai bëri debutimin e tij në letërsi në vitin 2002 me Dëshmitar i pavetëdijshëm duke krijuar karakterin e avokatit Guido Guerrieri, shumë i dashur nga lexuesit dhe protagonist i romaneve Me sy mbyllur (2003), Dyshime të arsyeshme (2006), Arritjet e përkohshme (2010) dhe Rregulli i ekuilibrit (2014), të gjithë romane që kanë marrë disa çmime. Në vitin 2004 Dëshmitar i pavetëdijshëm dhe Me sy mbyllur u bënë dy filma televizivë me regji të Alberto Sironi.

Midis romaneve të tjera E kaluara është një vend i huaj (2004), nga ku në vitin 2008 u realizuar filmi i Daniele Vicari, me Elio Germano dhe Michele Riondino, Heshtja e dallgës (2011, finalist në Çmimin Strega 2012), Konturi marramëndës i gjërave (2013) dhe eseja Përmbysja e fjalëve (2010), prej nga u realizua shfaqja teatrale ku interpretoi ai vetë.

Librat e Gianrico Carofiglio, me pesë milionë kopje të shitura në Itali, janë përkthyer ose janë duke u përkthyer në 27 gjuhë

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura e c.e. FJALA