Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Gianni Schicchi nga Giacomo Puccini dhe Cavalleria Rusticana nga Pietro Mascagni, në Teatrin e Operës dhe Baletit të Tiranës

GianniSchicchi-CavalleriaRusticana

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, për prezantimin e dy operave: Gianni Schicchi nga G. Puccini dhe Cavalleria Rusticana nga Pietro Mascagni. Instituti mbështet praninë e Francesco Lucii në rolin e Rinuccio-s në operan Gianni Schicchi dhe Ivan Magri në rolin e Turiddu-t në operan Cavalleria Rusticana.

Gianni Schicchi” është një nga operat më të famshme të mjeshtrit italian Giacomo Puccini. Opera është me një akt, me libret nga Giovacchino Forzano. Është pjesë e Trittico, emri me të cilin njihen tre opera me një akt nga Puccini: Il tabarro, Suor Angelica dhe Gianni Schicchi.

Personazhet:

Gianni Schicchi, (baritono)
Lauretta, e bija, (soprano)
Zita e quajtur “Plaka”, kushërirë e Buoso-s, (contralto)
Rinuccio, nip i Zita-s, (tenor)
Gherardo, nip i Buoso-s, (tenor)
Nella, bashkëshortja, (soprano)
Gherardino, i biri, (soprano)
Betto Di Signa, kunatë e Buoso-s, i varfër dhe i veshur keq, (bas)
Simone, kushëri i Buoso-s, (bas)
Marco, i biri, (bariton)
La Ciesca, bashkëshorte e Marco-s, (mezzosoprano)
Maestro Spinelloccio, mjek (bas)
Messer Amantio Di Nicolao, noter (bariton)
Guccio, bojaxhi (bas)
Pinellino, këpucar (bas)

Ngjarje e vendosur në Firence, në vitin 1299, Gianni Schicchi  rrëfen historinë e një burri dinak të thirrur nga të afërmit e Buoso Donati-t, i cili sapo ka ndërruar jetë, për t’i ndihmuar të rimarrin trashëgiminë e lënë një manastiri. I bindur nga e bija Lauretta, e cila është e dashuruar me Rinuccio-n, Schicchi pranon dhe vë në zbatim një plan të zgjuar: ai paraqitet si i ndjeri dhe i dikton një testament të ri noterit.

Duke përfituar nga situata, ia cakton vetes pasuritë më të vlefshme, duke i anashkaluar të afërmit e të ndjerit. Në fund, ndërsa ata dëbohen, Schicchi triumfon dhe i lejon të dashuruarit e rinj të qëndrojnë së bashku.

– – – – –

Cavalleria Rusticana, operë me një akt nga Pietro Mascagni, me libret nga Giovanni Targioni-Tozzetti dhe Guido Menasci, bazuar në novelën me të njëjtin titull të autorit Giovanni Verga.

Cavalleria Rusticana është opera e parë e Mascagni-t dhe padyshim më e njohura nga gjashtëmbëdhjetë të kompozuara nga kompozitori i lindur në Livorno (përveç Cavalleria Rusticana, vetëm Iris dhe L’amico Fritz janë pjesë e repertorit të përhershëm të teatrove të mëdha të operës). Suksesi i saj ishte i jashtëzakonshëm që nga hera e parë që u shfaq në Teatro Costanzi në Romë më 17 maj 1890, dhe mbetet i tillë edhe sot e kësaj dite.

Personazhet:

  • Santuzza, një vajzë e re fshatare, e fejuara e Turiddu-t – soprano
  • Turiddu, një djalë i ri fshatar – tenor
  • Lucia, nëna e Turiddu-t – kontralto
  • Alfio, karrocier, bashkëshorti i Lucia-s – bariton
  • Lola, bashkëshorte e Alfio-s dhe e dashura e Turiddu-t – mezzosoprano

Ngjarje e vendosur në një fshat sicilian gjatë Pashkëve, Cavalleria rusticana rrëfen një histori dashurie, xhelozie dhe hakmarrjeje. Turiddu, i kthyer nga shërbimi ushtarak, rifillon marrëdhënien me Lola-n, e cila tashmë është martuar me Alfio-n, duke e tradhtuar kështu Santuzza-n.

Me të zbuluar lidhjen, Santuzza i rrëfen gjithçka Alfio-s, duke shfryrë hakmarrjen e saj. Pas meshës, Turiddu dhe Alfio sfidojnë njëri-tjetrin në një duel. I vetëdijshëm për rrezikun, Turiddu i thotë lamtumirë të emës dhe ia beson Santuzzz-n asaj.

Historia përfundon tragjikisht me vrasjen e Turiddu-t

3-4-6-7.4.2026  ora 20:00

Teatro Nazionale dell’Opera e Balletto

Biletat në shitje: çdo ditë 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00