Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Gennaro CARDAROPOLI violinë – koncerti “Estro italiano”

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Operës dhe Baletit, për koncertin Estro italiano, me pjesëmarrjen e violinistit Gennaro Cardaropoli.

Gennaro Cardaropoli konsiderohet sot si një nga talentet e rinj italianë më të mirë. Në vitin 2022, ai fitoi çmimin “YOUNG ARTIST OF THE YEAR 2022” ” të caktuar nga një juri prej 17 anëtarësh nga e gjithë Europa. Debutimi i tij në regjistrim me Warner Classics, daton në vitin 2019, i shoqëruar nga pianisti Alberto Ferro. Duoja është ftuar rregullisht në sezonet kryesore të muzikës së dhomës italiane. Cardaroli interpreton si solist me Orkestrën I Pomeriggi Musicali të Milanos, Sinfonica Verdi të Salernos, Sinfonica Siciliana, Orkestrën Sinfonica Abruzzese, Filarmonica Marchigiana, Verdi të Milanos, Toscanini të Parmës dhe me Orkestrën San Carlo të Napolit. Ai gjithashtu performon për Festivalin e Bolonjës, Festivalin e Brescias dhe Bergamos, Amici della Musica të Firences, GOG të Genovas, Shoqërinë e Koncerteve të Milanos, Accademia Musicale Chigiana të Sienës, Shoqërinë Filarmonike të Trentos, Fondazione Teatro la Fenice të Venecias dhe për L’unione Musicale të Torinos.

Artisti është protagonist gjithashtu në të tjerë teatro të rëndësishëm në mbarë botën.

Vetëm 17 vjeç, ai fitoi Çmimin e Parë të Madh në Konkursin Ndërkombëtar të Violinës Arthur Grumiaux. Çmime të tjera të rëndësishme përfshijnë Çmimin e Parë në Festivalin Vittorio Veneto, Çmimin e Parë si Solist në konkursin e violinës Filarmonica della Scala në Milano, Çmimin e parë në Çmimet Kombëtare të Arteve (promovuar nga Ministria e Universiteteve dhe Kërkimeve Shkencore) si violinisti më i mirë italian, vendin e parë në transmetimin e drejtpërdrejtë të RAI 1 “Uno Mattino in famiglia – Conservatori a Confronto”, çmimin e parë në konkursin prestigjioz Claudio Abbado, çmimin e parë të madh në Konkursin e Violinës në Stokholm dhe solisti më i mirë salernitan, dhënë nga Orkestra Simfonike Claudio Abbado. I lindur në Salerno në vitin 1997, në moshën 9 vjeçare, ai performoi në prani të Shenjtërisë së Tij Papa Benediktit XVI, në sallën Nervi të Vatikanit, transmetuar drejtpërdrejt nga Rai.

U diplomua në moshën 15 vjeçare në Konservatorin Domenico Cimarosa në Avellino me nota të shkëlqyera dhe më pas u perfeksionua me mjeshtrit Vadim Brodsky, Salvatore Accardo, Boris Belkin, Zakhar Bron dhe Shlomo Mintz. U diplomua pranë Konservatorit të Zvicrës Italiane me Maestro Pavel Berman dhe aktualisht studion me Maestro Silvia Marcovici.

Punon si docent pranë Konservatorit “Giuseppe Martucci” të Salernos, jeton në Romë dhe luan me një violinë Pietro Guarneri, Venecia 1735 ish Francisco Costa, kortezi e Fondacionit Pro Canale të Milanos.

 

18.10.2024 ora 20:00

Teatri i Operës dhe Baletit

Biletat në teatër: çdo ditë, ora: 10:00-14:00 / 16:00-20:00

  • Organizuar nga: Teatri i Operas dhe Baletit Tirane
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë