Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Game Jam Albania 3.0 – Në juri Arianna Lona e Mad Pumkins

GameJamAlbannia

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Albanian Gaming Community për Game Jam Albania 3.0, që do të zhvillohet nga 10 deri më 13 tetor.

48 orë kreativitet, bashkëpunim dhe inovacion:

  • Kickoff  & konfigurimi i hapësirës së punës
  • Aktivizimi i modalitetit Game Jam
  • Zhvillimi dhe dorëzimi i projektit
  • Prezantime dhe çmime

Mes anëtarëve të jurisë dotë jetë edhe Arianna Lona, themeluese e Mad Pumpkins, një studio e pavarur me një ekip ndërkombëtar (kryesisht femra dhe tërësisht nën 36 vjeç), e përkushtuar për të krijuar përvoja tërheqëse të lojërave me një qasje të gjallë dhe edukative.
Mad Pumpkins ndëthur zhvillimin, dizajnin dhe konsulencën në fushën e videolojërave, duke bashkëpunuar me shkolla dhe kompani për të integruar gamifikimin në proceset edukative. Studioja synon të përmirësojë trashëgiminë kulturore përmes projekteve të afta për të përcjellë përvoja dhe mesazhe kuptimplote.

MAD PUMPKINS GameStudio – About us

  • Organizuar nga: Albanian Gamig Comunity
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë