Instituti Italian i Kulturës për “Gjon Mili” Jazz & Blues – Edicioni IV ka kënaqësinë të mbështesë gjithashtu pjesëmarrjen e muzikantit Fulvio Sigurtà i cili do të luajë së bashku me Andi Kongo TRIO
Fulvio Sigurtà, u formua artistikisht pranë Konservatorit “L. Marenzio” në Brescia, Shkollës së Muzikës Berklee në Boston dhe Shkollës së Muzikës Guildhall në Londër, qyteti ku jetoi më pas nga viti 2003 deri në vitin 2019.
Ai ka bashkëpunuar artistikisht në projekte të një natyre shumë të larmishme, duke nisur nga formacionet klasike dhe Big Band deri tek produksionet që takojnë teatrin, baletin bashkëkohor dhe muzikën elektronike, duke bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të skenës kombëtare dhe ndërkombëtare të xhazit (ndër të tjerë Enzo Pietropaoli, G. Coscia, John Taylor, Keith Tipett, Maurizio Giammarco, Riccardo Del Fra, Ferenk Nemeth, Stefano Battaglia, Rosario Bonaccorso, Nostalgia 77), si dhe duke punuar si muzikant studio si në muzikën pop edhe në film. Prodhimi i tij si sideman përfshin më shumë se 40 albume.
Ka bashkëpunuar me CAM JAZZ, duke publikuar 4 albume nën emrin e tij: “House of Cards” me Federico Casagrande, James Alsopp, Ryan Vosloo dhe Tim Giles – “Trough the journey” në dyshe me Claudio Filippini – “SPL” një trio elektrike me Andrea Lombardini dhe Alessandro Paternesi dhe albumi i fundit “The Oldest Living Thing” në trio me Federico Casagrande dhe Steve Swallow. Projektet e tij të fundit janë duoja Singularity me Stefano Onorati dhe Singularity Extended me Alessandro Paternesi dhe Gabriele Evangelista në seksionin e ritmit, ky i fundit i publikuar nga Caligola Records, kuinteti i instrumenteve frymore Koro me Cristiano Arcelli, Massimo Morganti, Giovanni Hoffer dhe Glauco Benedetti.
Që nga viti 2015, punon si docent pranë Konservatorit “F.Venezze” në Rovigo dhe në seminaret verore të Siena Jazz dhe Nuoro Jazz.
10.07.2025 ora 21:00
@reja.al – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Tiranë
Hyrja e lirë