Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Fituesit e Çmimit Pashko Gjeçi për Përkthim Letrar Italian – edicioni I #SLIM2025

Immagine-2025-07-31-114910-300×153

Në kuadër të edicioni XXV të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, ditën e enjte, më 16 tetor 2025, pranë bibliotekës së Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për edicionin e parë të Çmimit Pashko Gjeçi për Përkthimin Letrar Italian.

Çmimi, i vendosur për të njohur punën e përkthyesve dhe për të promovuar përhapjen e letërsisë italiane të pabotuar në shqip, pa pjesëmarrjen e shumë projekteve të nivelit të lartë.

Komisioni përzgjedhës, i përbërë nga Alda Bardhyli, Alessandro Ruggera dhe Piro Misha, vlerësoi  kandidaturat sipas kritereve të rëndësisë kulturore, vështirësisë së përkthimit dhe ndikimit të mundshëm tek publiku shqiptar.

Pas një analize të kujdesshme, fitues të edicionit të parë u zgjodhën:

  • Alfred Bushi, për përkthimin e Quaderni del carcere (29-35) nga Antonio Gramsci (Dritehije)
  • Diana Kastrati, për përkthimin e Le ambizioni sbagliate nga Alberto Moravia (MediaPrint)

 

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Qendra e Librit dhe e Leximit Tiranë