Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Film dhe regjizorë italianë në AnifestROZAFA 2015

Festival i filmit për fëmijë dhe të rinj në Shkodër

Katër filma të shkurtër italianë në konkursin AniFestRozafa, festival ndërkombëtar i filmave për fëmijë dhe të rinj që do të mbahet nga data 20 deri  në 27 shtator në Shkodër. Të ftuar të edicionit 2015, do të jenë regjizorët  Marco Di Gerlando dhe Italo Sabetta, të cilët do të prezantojnë filmat  e tyre dhe do të organizojnë workshop-e.  Nga Italia vjen edhe Rosa Ferro, drejtore e Festivalit të Filmit për fëmijë në Bari, si anëtare e jurisë,  që do të përzgjedhë filmin fitues.


20-27 shtator2015 Kinema Millenium – Shkodër


Hyrja e lirë


 


Ku fshihesh e Nadia Abate, Francesco Forti, Victoria Musci – film vizatimor, 6′, Italia 2013


E hënë  21.9.2015 , ora 9.00


 


“Ku fshihesh” ka fituar Çmimin e Jurisë së të Rinjve në Melzo International File Festival 2013. Filmi e merr subjektin e tij nga puna e bërë nga autorët me fëmijët e kopshit Enrico Baj në lagjen  torineze San Salvario. Filmi dhe dialogjet e tij qesharake janë ndërtuar mbi intervista dhe zërat e fëmijëve.


 


Miza e Marco Di Gerlando – Fiction, 7′, Italia 2015E martë  22.9.2015, ora 10.00


Carlotta dhe klasa e saj marrin si detyrë të vizatojnë një kafshë që fillon me M. Ndërsa të gjithë shokët e klasës e saj nuk e kanë problem vizatimin  Carlotta bllokohet artistikisht. Kur nga fundi i orës së mësimit i vjen një ide dhe fillon të vizatojë kafshën zgjedhur, ajo i zgjohet dhe fluturon nga faqja e vizatimit.


 


Cirku i artistëve të përgjumur  e Italo Sabetta – film i shkurtër, 12′ 17″, Italia 2015


E enjte 24.9.2015,  ora 10.15


 


Në një vend të vogël thuhet se në një shtëpi të madhe jetonte një kompani artistësh e quajtur Cirku Aurora. Pas disa vitesh ra tërmet dhe për ata artistë nuk u mor vesh gjë. Shumë thonë se ata janë ende brenda asaj shtëpie, por sipas Gabrielit të vogël, artistët janë thjesht në gjumë, sepse ata nuk kujtohen më. Një përrallë moderne për fëmijë, ku realiteti dhe fantazia  krijojnë një shfaqe unike dhe të madhe.


 


Eddy e Simone Borrelli – Dramë, 30′, Italia 2015


E premte 25.9.2015, ora 9.00


 


Eddy është një film i shkruar, drejtuar dhe interpretuar nga Simone Borrelli. Mbështetur nga Këshilli i  Ministrave të Republikës së Italisë, ai mori Çmimin “Film zyrtar i të Drejtave të Njeriut”, në vitin 2015 për Këshillin e Evropës.


Filmi trajton çështjen e dhunës ndaj fëmijëve, të mjekëve vullnetarë dhe të sulmeve terroriste në Siri.


 


AniFestRozafa 2015, Festivali i Filmit Ndërkombëtar për Fëmijë dhe të Rinj, tashmë në edicionin e tij të 6°, do të mbahet nga data 20 deri më 27 shtator në qytetin e Shkodrës. Gjatë javës do të shfaqen 123 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, me kuklla dhe artistikë. Filmat trajtonjë tema që kanë të bëjnë me të drejtat dhe problemet e fëmijëve, ëndrrat e tyre, fantazitë e tyre. Filmat do të shfaqen në sallën e Kinema Millenium në Shkodër.  

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N