Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Festa e Evropës

Projektim i dokumentarit “Evropa Para Evropës. Manifesti i Ventotenes”

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Universitetin Europian në Tiranë, Universitetin e Shkodrës “L. Gurakuqi”, Universitetin e Vlorës “I. Qemali”, Zyrën EUIC në Shkodër dhe Vlorë dhe Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me rastin e Festës së Evropës dhe të përvjetorit të 60˚ të firmosjes së Traktateve të Romës organizon projektimin e dokumentarit Evropa Para Evropës. Manifesti i Ventotenes në qytete të ndryshme të Shqipërisë në prani të regjizorit Salvatore Braca.

9 maj 2017, ora 11

Universiteti Evropian, Tiranë

Hyrja e lirë

Projektimi do të pasohet nga një forum diskutimi ku do të marrin pjesë, përveç regjizorit Salvatore Braca edhe Ardian Civici, President i Universitetit Europian, Alberto Cutillo, Ambasadori i Italisë, Loredana Cornero, Sekretare e Përgjithshëm e Komunitetit radioteleviziv italofon.

10 maj 2017, ora 11

Biblioteka e Universitetit të Shkodrës

Hyrja e lirë

 

11 maj 2017, ora 11

Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë

Një fund të projektimit do të ekspozohet një pjesë e ekspozitës udhëtuese “Ever Closer Union”, e kuruar nga Arkivat Historikë të Bashkimit Evropian dhe nga Instituti Universitar Europian dhe i promovuar nga Ambasada Italiane në Tiranë

 

Evropa Para Evropës. Manifesti i Ventotenes |dokumentar| 52’ | Itali 2015

Regjia: Salvatore Braca

Autorë: Salvatore Braca e Maria Teresa Tringali

I ambientuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Ventotene, një ishull i vogël i Terrenio-s, Evropa Para Evropësë. Manifesti i Ventotenes, dokumentar historik i 2015 me regji të Salvatore Braca, tregon historinë e Altiero Spinelli, Ernesto Rossi dhe Eugenio Colorni që mendojnë një të ardhme ndryshe, paqeje dhe bashkëpunim midis popujve. Kështu lindi Manifesti i Ventotenes: projekti për një Evropë të lirë dhe të bashkuar. Me ta ishte dhe një grua, Ursula Hirschmann, gruaja e Colorni-t e cila fshehu dorëshkrimin në astarin e një palltoje për t’a çuar atë në Romë, ku do të shtypej. Në ’70 Spinelli u zgjodh Komisioneri Evropian për Politikat industriale dhe në ’76 ai u zgjodh deputet në Parlamentin italian si i pavarur në listat e PKI dhe, disa muaj më vonë, hyri në Parlamentin Evropian.

Vetë Braca tregon se “Evropa Para Evropës është frymëzuar nga forca e brendshme e autorëve të Manifestit të Ventotenes, të aftë të gjenerojnë një ide të madhe në një ishull të vogël të rrethuar nga deti dhe telat me gjemba.” Regjizori vë në dukje se “qëllimi i këtij filmi dokumentar është të hedhë dritë mbi ngjarjet, e njohura dhe më pak të njohura që, nga gjeneza e Manifestit shoqërojnë historinë e Evropës deri në ditë tona. […] Subjekti, duke ndjekur rigorozitetin historik të ngjarjeve dhe i mbështetur nga imazhe spektakolare arkivi, zhvillohet përmes dëshmive të drejtpërdrejta të banorëve të ishullit që kanë jetuar izolimin dhe të miqve, të afërmve, të njohurve të personave të izoluar që me ta kanë ndarë betejat politike, idealet dhe shpresat. […] Përveç imazheve historike që do të përbëjnë të paktën 20% të tregimit, shumë pamje “janë” realizuar pikërisht në Ventotene, ishulli i vogël i kufizuar i cili ka luajtur një rol kryesor në ndërtimin e idesë së Evropës. “

https://www.europa.eu/european-union/about-eu/symbols/europe-day_it

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura
  • Ne bashkepunim me: UET, Consolato Gen. d'Italia di Valona, Univ. Scut