Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri për prezantimin e Festivalit të Letërsisë Europiane në Tiranë – FELT, i cili do të zhvillohet nga data 12 deri më 14 dhjetor 2024.
FELT është një festival që kremton letërsinë europiane duke promovuar në Shqipëri autorë bashkëkohorë dhe vepra letrare nga e gjithë Europa, me vëmendje të veçantë atyre të përkthyera dhe botuara në vend. FELT prezantohet si një platformë për të nxitur dialogun, për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe ndihmuar në zhvillimin e një kuptimi më të mirë të botës së sotme përmes letërsisë.
Një nismë e përbashkët e Delegacionit të BE-së dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Festivali është konceptuar si një projekt i hapur për bashkëpunim me ambasadat që dëshirojnë të sjellin autorë nga vendet e tyre, me synimin për të pasqyruar diversitetin e letërsisë dhe gjuhëve europiane në program.
Aktivitetet e festivalit do të zhvillohen në disa hapësira kulturore të njohura dhe synojnë të përfshijnë një audiencë të gjerë, duke krijuar lidhje me iniciativat kulturore dhe arsimore lokale. Vendet ku do të organizohet: EU House, Biblioteka Kombëtare, Qendra e Artit Agimi dhe shkolla të zgjedhura.
FELT do të zgjasë tre ditë, me evente të shpërndara, për të lejuar diskutime joformale dhe sesione leximi, për të nxitur mundësitë e network-ut dhe për të ndihmuar në krijimin e një ndjenje komuniteti mes pjesëmarrësve.
Takimet do të organizohen në bashkëpunim me Përfaqësitë Diplomatike Europiane në Tiranë
Programi:
12.12.2024 ora 18:45, EU House – në bashkëpunim me Ambasadën e Irlandës në Greqi.
Shkrimtar: Catherine Prasifka (Irlandë) prezanton romanet e saj: “None Of This Is Serious” dhe “This Is How You Remember It”
Moderator: Blendi Salaj
12.12.2024 ora 20.00, EU House – në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri
Shkrimtar: Christos Armando Gezos (Greqi)
Moderator: Sokol Cunga
—-
13.12.2024 ora 17:15, Biblioteka “Sotik Kolea”
Shkrimtar: Małgorzata Rejmer (Poloni) në bashkëpunim me Ambasadën Polake në Shqipëri
Moderator: Doruntina Vinca
13.12.2024 ora 18:30, Biblioteka “Sotik Kolea” – në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri
Shkrimtar: Dominique Barbéris (Francë) prezanton romanin e saj “Une façon d’aimer”
Moderator: Blerta Hyska
—-
14.12.2024 ora 16:00, Qendra e Artit Agimi – në bashkëpunim me Ambasadën e Kroacisë në Shqipëri
Shkrimtar: Miro Gavran (Kroaci)
Moderator: Andi Begolli
14.12.2024 ora 17.15 në Qendrën e Artit Agimi – në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë
Shkrimtar: Paolo Giordano (Itali)
Moderator: Enkel Demi
19.00 – 20.00 Koncert nga Ansambli Musica Nova, organizuar nga IIC Tirana