Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

FASHION PANORAMA – THE ITALIAN NEW WAVE në Tiranë

Fashion Panorama – The Italian New Wave do të prezantohet në Tiranë më 8 maj në Qendrën për Hapje dhe Dialog të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Gjithmonë në pasqyrim të bashkëkohores, pasqyrë dhe interpretim i rrymave dhe kontrasteve që përshkojnë shoqërinë, moda ofron mundësinë e ripërcaktimit të identitetit shoqëror dhe dëshirave, gjatë përditshmërisë tonë.

“Zgjedhja për të prezantuar Fashion Panorama – The Italian New Wave në Tiranë për ndalesën e parë ndërkombëtare, lidhet me vëmendjen e vazhdueshme që Italia i kushton Ballkanit, si dhe me afërsinë tradicionale që Shqipëria ka me Italinë dhe kulturën e saj. Vetëm vitet e fundit Shqipëria ka hyrë me interes dhe kureshtje në botën e dizajnit dhe modës, duke gjetur tek Italia bashkëbiseduesin e parë dhe atë më natyralin. Në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjes për sektorin e ri të modës vendase, u organizua edhe një takim mes stilistëve italianë dhe studentëve të katedrës Fshion Design të Akademisë së Arteve në Tiranë”, thotë Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

“Fashion Panorama – The Italian New Wave vendos në qendër të vëmendjes një përzgjedhje stilistesh dhe stilistësh që besojnë dhe ëndërrojnë së bashku me modën në Vendin tonë. Kemi zgjedhur 10 syresh, për vlerat në të cilat besojnë, kauzat për të cilat luftojnë, humanizmin të cilin mbrojnë, modën që krijojnë dhe kreativitetin që i shtyn përpara. Ekspozita, përmes punëve së tyre, do t’i ofrojë publikut të Shqipërisë dhe Ballkanit mundësinë e njohjes së tendencave të reja të fashion design-it italian, si dhe të Italisë bashkëkohore, të një Vendi të aftë për ta parë të ardhmen me vështrim të hapur dhe të çliruar nga paragjykimet” shton Francesca Ragazzi, Head of Editorial Content Vogue Italia.

Ekspozita organizohet në Tiranë tek Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, si dëshmi dhe vëmendje e tejskajshme që i kushtohet projektit nga institucionet Shqiptare.

“Nuk ndodh shpesh që në godinën e Kryeministrit të zhvillohet një ekspozitë mode, e cila shërben si pasaportë për të udhëtuar drejt zbulimit të talenteve të reja të fashion design. Prej vitesh COD ka qenë një dritare e hapur për artistët e njohur, por jo vetëm. Një emër si Vogue Italia në Tiranë, është padyshim një moment i veçantë në veprimtarinë e Qendrës për Hapje dhe Dialog, si dhe një vlerë e shtuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm me Institutin Italian të Kulturës.” pohon Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, znj. Eridana Cano.

Fashion Panorama – The Italian New Wave është një projekt i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, me kurator Vogue Italia. Ekspozita u lind me synimin për t’i dhënë zë dhe shikueshmëri gjeneratave të reja të stilisteve dhe stilistëve italianë, duke përçuar vizionin dhe punën e tyre në mbarë botën, falë edhe mbështetjes së rëndësishme të rrjetit diplomatik-konsullor, Instituteve Italiane të Kulturës dhe Zyrave të Agjencisë ICE.

Projekti është pjesë e një game më të gjerë nismash origjinale të promovimit të integruar, të promovuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, për të projektuar jashtë vendit një imazh organik, të shumëanshëm dhe aktual të Sistema Italia. Fashion Panorama – The Italian New Wave thekson sesi sektori i modës luan një rol kyç në Vendin tone, është një shembull i të qenurit dhe sjellurit “italian”, si dhe një burim frymëzimi për sistemin tonë prodhues dhe krijues.

Synimi i iniciativës është rrëfimi i modës bashkëkohore italiane, përmes vizionit dhe punës së 10 stilistëve – ACT N°1, Gisèle, Cormio, lessico familiare, Magliano, Marco Rambaldi, Medea, Panconesi, Niccolò Pasqualetti, SSHEENA – të cilët përkrah ripërpunimit të traditave artizanale në formë rishtare dhe me gjuhë dhe metoda novatore, kanë mundur të ruajnë një marrëdhënie të fortë dhe të integruar me industritë e tjera të lidhura me kulturën apo krijmtarinë italiane, si dhe të trajtojnë në mënyrë origjinale, aspirata dhe tema të dashura për shoqërinë bashkëkohore.

Ekspozita, me hyrje të lirë për publikun e gjerë, përmban një ekspozitë fotografish, të krijuara enkas për këtë projekt, si dhe imazhe arkivore, të shoqëruara me materiale audio-vizuale, kushtuar punës së 10 talenteve të përfshirë.

Fashion Panorama do të inaugurohet më 8 maj në Tiranë, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), ku do të qëndrojë e ekspozuar deri më 2 qershor dhe do të ketë ndalesa të reja ndërkombëtare për dy vitet e ardhshëm, sipas një kalendari të përditësuar vazhdimisht, i cili mund të konsultohet në faqen https://fashionpanorama.vogue.it/ 

Ekspozita do të përbëjë gjithashtu një mundësi për të eksploruar një sërë përmbajtjesh që lidhen me botën e modës bashkëkohore, të cilat do të jenë gjithmonë të disponueshme në një platformë digjitale të dedikuar, si dhe tek kanalet Vogue Italia.

BIO E STILISTËVE

ACT N°1: Galib Gassanoff dhe Luca Lin, themeluan ACT N°1 në vitin 2016 në Reggio Emilia. Në vitin 2017, marka fitoi Who is on Next?, skauting nga Altaroma dhe Vogue Italia. Në vitin 2018, Vogue America e përfshiu atë në mesin e 8 markave që po ridizenjonin modën. Bashkëpunimi me Marella, një markë e grupit Max Mara, lindi me koleksionin P/E 2021. Sfilata e modës P/E 2023 u transmetua edhe në kanalin Instagram të Valentino-s, për projektin e mbështetjes së markave në zhvillim, të kërkuar nga Pierpaolo Piccioli. Pas 7 vitesh bashkëpunim, në shkurt të vitit 2023 dyshja u nda dhe drejtimi krijues i mbeti Luca Lin.

Cormio: Jezabelle Cormio e lindur në Nju Jork dhe e rriur në Romë, themeloi markën e saj në Milano në vitin 2019. Nga koleksionet e saj të para “capsule”, doli në pah menjëherë frymëzimi folklorik tirolezo-austriak. Prezantoi P/E 2020 me një film të vendosur në një festë popullore fshati. Në vitin 2020 Gucci mbështeti markën në xhirimin e filmit me metrazh të shkurtër La Tassinara, i cili fitoi Fshion Film Festival Milano 2022 dhe u dërgua edhe tek GucciFest dhe Gucci Vault. Jazabelle prezantoi koleksionet e saj në Modes, 10 Corso Como dhe Slam Jam. Në veçanti, ajo organizoi P/E 2021 në Spazio Maiocchi dhe P/E 2022 në një magazinë historike milaneze.

Gisèle Claudia Ntsama: Gisèle Claudia Ntsama, nga Kameruni, themeloi markën e saj në Bolonjë në vitin 2020, por që më herët e kishte vënë veten në provë me projekte të ndryshme, nën mentorimin e Shoqatës Afro Fashion. Morri pjesë në premierën e Afro Fashion Week digjitale në Milano në 2020 dhe u bë pjesë e Fab Five Bridge Builders, me mbështetjen e WAMI Collective, Stella Jean dhe Edward Buchanan. Nga viti 2020, është Textile Designer e Ratti-t dhe nga viti 2021 deri në 2022 punoi si Fshion Design Assistant tek Valentino.

lessico familiare: Emri i markës rrjedh nga romani me të njëjtin emër i Natalia Ginzburg. lessico familiare lindi në vitin 2020 nga Riccardo Scaburri, stilist dhe docent, dhe nga Alberto Petillo, artist tatuazhesh dhe krijues veshjesh. Më pas iu bashkua Alice Curti, mjeshtre thurjeje dhe stiliste. Në qershor 2022, morri pjesë në Milano Fashion Week Uomo me P/E 2023 Tableau Mariage. Në korrik 2022, fitoi vendin e tretë në Who is on Next?, scauting nga Altaroma dhe Vogue Italia, si dhe prezantoi koleksionin e saj në shkurt 2023.

Magliano: Që nga viti 2016, koleksionet për Meshkuj të Luca Magliano-s, mbartin vlerën thelbësore të rivlersësimit të veshjeve. Në vitin 2017, ai u regjistrua në L.UN.A., Universiteti i Lirë i Arteve të Bolonjës dhe më pas punoi në studion e stilit të Alessandro Dell’Acqua di N°21, për Ter et Bantine dhe për markën italiane Grifoni. Në vitin 2017, fitoi Who is on Next? nga Altaroma dhe Vogue Italia, dhe sfiloi në Firence në Pitti Uomo. Që nga viti 2019, është i ftuar i rregullt i Javës së Modës në Milano për Menswear.

Marco Rambaldi: Marco Rambaldi themeloi markën e tij në Bolonjë në vitin 2017 dhe është ndër finalistët e Who is on Next? scouting nga Altaroma dhe Vogue Italia. Më pas, sfiloi me koleksionin A/W 2018, të cilin e kurorëzoi me një film me metrazh të shkurtër, finalist në Fashion Film Festival në Milano. Gjatë të njëjtit vit, ai ishte finalist në Green Carpet Fashion Awards. Nga shkurti 2019, u bë zyrtarisht pjesë e kalendarit të sfilatave të Camera Nazionale della Moda Italiana.

Medea: Marka e çantave lindi në vitin 2018 nga imagjinata e Giulia dhe Camilla Venturini. Të dyja binjaket, prodhuan linjën e tyre në Verona, me një ekip të përkushtuar ndaj kërkimit të lëkurave të patrajtuara me agjentë kimikë. Të diplomuara në Komunikim dhe Marketing mode në IED, kanë jetuar në Nju Jork. Atje Camilla ishte Photo Assistant dhe Book Designer për fotografin Ari Marcopoulos. Xhulia, e kthyer në Itali, punoi për TOILETPAPER. Në vitin 2022, debutuan me një koleksion “capsule”, balerina dhe syze dielli.

Niccolò Pasqualetti: Niccolò Pasqualetti themeloi markën e tij në vitin 2021 në Itali. Ai e nisi karrierën në Nju Jork me The Row, për t’u shpërngulur më pas në Paris, fillimisht tek Alighieri dhe më pas tek Loewe. Fitoi çmimin e Who is on Next? kushtuar bizhuterive në vitin 2021, për t’u përzgjedhur më pas mes gjysmëfinalistëve të Çmimit LVMH në të njëjtin vit. Prezantoi koleksionin e tij në Paris Fashion Week në shtator 2021.

Panconesi: Marco Panconesi themeloi markën e tij të bizhuterive në vitin 2018 në Paris, por prodhimin e vendosi në Itali. Pasi u diplomua në vitin 2011 për Fashion Design në Polimoda në Firence, punoi për Givenchy si dizajner në departamentin e bizhuterive. Përpara inaugurimit të markës së tij, u zgjodh nga Balenciaga si Drejtor i Divizionit të Lëkurave dhe Aksesorëve për Meshkuj dhe Head Designer i bizhuterive për koleksionet e femrave. Në vitin 2019, u emërua Head Designer of Jewelry i Fendi-t dhe në vitin 2021 Design Director i Swarovski-t.

SSHEENA: Milaneze puro, Sabrina Mandelli u diplomua për Fashion Design në Istitutin Marangoni në Milano në vitin 2008, duke kultivuar një interes të fortë për artin dhe skulpturën. Në vitin 2008, punoi për Dolce&Gabbana-n dhe në vitin 2011, nisi bashkëpunimin me Antonioli-n. Në vitin 2015, u emërua Womenswear Design Director i Off-White, si dhe konsulente personale e Virgil Abloh. Në vitin 2018, themeloi markën e vet SSHEENA, fillimisht vetëm Womenswear, por sot edhe për Meshkuj dhe aksesorë. Në shtator 2022, prezantoi P/E 2023 në Milano Fashion Week.

8.05 – 02.06.2023 | Tiranë

Cod – Centre for Openness and Dialogue

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Për më shumë info: iictirana@esteri.it 

  • Organizuar nga: IIC Tirana
  • Ne bashkepunim me: COD - Centre for Openness and Dialogue