Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Të bësh Kinema 2018 – Premiera shqiptare e filmit “Falna borxhet tona”

edicionin e parë të Festivalit të Filmit Italian “Të Bësh Kinema” premiera shqiptare e filmit “Falna borxhet tona” (2018) me regji të Antonio Morabito dhe një cast aktorësh të famshëm: Claudio Santamaria, Marco Giallini, Jerzy Stuhr, Flonja Kodheli, Agnieszka Zulewska.

Filmi është bashkë-prodhim me Ska-Ndal Production shqiptare të Genc Permetit.

Do të jenë të pranishëm në premierë Antonio Morabito – regjizor, Paolo Genovese – producent, Amadeo Pagani – skenarist dhe Marcello Di Carlo skenograf.

Përmbledhje

Guido (Claudio Santamaria) jeton si mundet: një punë rastësore si magazinier, disa gota në bar me Rina-n (Flonja Kodheli), baristja e re dhe një profesor i vjetër (Jerzy Stuhr) fqinj me të cilin bisedon herë pas here. Dhe shumë borxhe mbi supe. Kur humb punën dhe sulmohet nga kreditorët e tij, ai e kupton se mënyra e vetme për t’u ringritur është paradoksalisht të punojë për ta, duke u bërë vetë ai një mbledhës taksash; Do të punojë pa pagesë deri sa të shlyhet borxhi.

Franco (Marco Giallini) është një ekspert dhe mbledhës i afirmuar i borxheve. Një demon në punë, një engjëll brenda mureve të shtëpisë së tij të bukur, me familjen e tij. Një ekuilibër i gjetur falë rrëfimeve të shkurtra në kishë dhe vrapimeve në mëngjes në rrugicat e varrezave.

Është Franco që do të duhet të merret me formimin e Guido-s. Një çift unik ky: Franco, i çuditshëm dhe magjepsës, një maskë e palëkundshme për Guido-n; Guido, i rezervuar dhe i vetmuar, një libër i hapur për Franco-n. Dy role të destinuara për korrupsion reciprok.

Në pak kohë Guido do të hyjë në kontakt me njerëz që kanë para, por nuk duan të paguajnë dhe me të tjerë të ofenduar dhe të poshtëruar, të cilët kanë humbur gjithçka. Në këtë pikë Guido nuk mund të mos dëgjojë ndërgjegjen e tij, duke detyruar Franco-n të zbulojë natyrën e tij.

Prenotazione non più disponibile

  • Organizuar nga: Genc Permeti, Digitalb
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura