Me rastin e Javës së Italisë, Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, , ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e Ermal Metës “Live 2025”.
Koncerti do të mbahet në ambientet e mrekullueshme të Teatrit Antik të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Pas suksesit dhe në vijimësi të turneut në teatrot më të rëndësishme italiane, Ermal Meta nis nga Shqipëria koncertet e tij “Live 2025” me data të reja. Ai do të shoqërohet nga ironia e Davide Antonio Pio, pianist dhe bashkautor i shfaqjes, si dhe nga një trio harqesh, për të zbukuruar edhe më shumë këtë udhëtim muzike dhe fjalësh, i cili tregon vetë thelbin e frymëzimit artistik. Një rrugëtim, gjithmonë i ndryshëm, që përshkon sukseset e mëdha të repertorit dhe disa këngë të reja, të gjitha të interpretuara përmes një orkestre tastierash, kitarash dhe efektesh të tjera, në një rrjedhë të vazhdueshme eksperimentimi tingujsh.
Prenotazione non più disponibile