Më 1 qershor do të mbahen dy aktivitete me fituesin e Festivalit të Sanremos 2018, Ermal Meta, i cili në mëngjes do të takojë disa të rinj italianë dhe shqiptarë në Qendrën për Hapjen dhe Dialogun (COD) për të treguar historinë e tij, ndërsa në mbrëmje – ne bashkpunim me Bashki e Tiranës – do të performojë në një koncert pa pagesë në Sheshin Skënderbej.
Ermal Meta është me të vërtetë një rast unik: sot në Itali është këngëtari dhe kantautori më i rëndësishëm dhe popullor: vetëm në dy vitet e fundit 6 disqe platin dhe 4 ari. Në vitin 2015, 5 pjesë u renditën në verë ndër të parat të trasmetaur nga radio.
Në vitin 2016 u fut direkt në lojë duke marrë pjesë në Festivalin e Sanremo-s dhe pjesët më të transmetuar më shumë u bënë 7, duke përfshirë Urrej përrallat (e prezantuar në Festival) dhe kënga pasuese Përveç teje, që falë trasmetimit masiv radiofonik gjatë gjithë verës, është bërë një klasik i muzikës italiane. Të dyja këngët janë marrë nga albumi debutues Umano, videot përkatëse të të cilit kanë arritur miliona klikime. Qershia mbi tortë: Ermal Meta ofroi luksin për të fituar me 2 pjesët e tij The Voice (Alice Paba – Do të flas për dashurinë) dhe Amici (Sergio Sylvestre – Big Boy). Pas një vere të gjatë dhe të pasur me aktivitete rifilloi në nëntor 2016 Turneun me koncerte në clube në Brescia, Teramo, Bari, Caserta, Genova, Torino, Milano, Parma, Bologna dhe me disa hapje të Emma, Francesco Renga dhe Elisa. Gjatë angazhimeve të fundit të Umano Tour u prezantua Gravita Con Me, e shoqëruar nga një video e realizuar nga një prej YouTuber më të vlerësuar dhe të preferuar në këtë epokë të re gjithnjë e më shumë virtuale: Cane Secco. Në vitin 2017 merr një ftesë nga Carlo Conti për të marrë pjesë midis Big-eve në Sanremo 2017 që përfindoi me fitore, me Çmimin e Kritikës Mia Martini dhe Çmimin për cover më të mirë (Amara Terra Mia, e çuar drejt suksesit nga Domenico Modugno dhe shkruar me Enrica Bonaccorti).
2018 filloi me fitoren në Festivalit të 68-të të Sanremos me këngën NON MI AVETE FATTO NIENTE, prezantuar së bashku me Fabrizio Moro. Kënga, e shkruar në gjashtë duar me Andrea Febo, fitoi me votat e publikut: 42, 50% mes televotimit, opinionit publik dhe sallës së shtypit (në votimin përfundimtar televotimi arriti 54.41%).
Do të interpretojë në Tiranë për herë të parë me rastin e festimeve për Festën e Republikës Italiane.