Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ekspozitë fotografike personale e Fabrizio Loiacono “Glance off it”

02 Locandina Mostra Durazzo Andrea Pagani

Të premten, më 5 shtator 2025, në orën 18:30, siti muzeal Hammam në Durrës, do të presë përurimin e ekspozitës personale të fotografit Fabrizio Loiacono, Glance off it.

Titulli aludon për një objekt që devijon nga një trajektore, ashtu edhe për një vështrim të shpejtë, anësor. Dhe ky është pikërisht vështrimi i Loiacono-s: anësor, i vëmendshëm ndaj detajeve më të vogla dhe teksturave delikate të realitetit që shpesh i shpëtojnë vëzhguesit të zakonshëm. Imazhet e tij kapin fragmente peizazhi dhe shenjash kalimtare që, të izoluara nga konteksti i tyre, transformohen në pjesë të një mozaiku natyralist, të mbetura pezull midis realitetit dhe abstraksionit, të afta të zbulojnë kuptime të fshehura përtej përfaqësimit të thjeshtë të peizazhit.

Hulumtimi i tij artistik synon të kapërcejë kufijtë e fotografisë, e kuptuar vetëm si një dëshmi apo regjistrim optik i realitetit të dukshëm, për të arritur në një dimension krijues, të lindur nga takimi – ndonjëherë edhe nga përplasja – mes ndjeshmërisë së artistit dhe materialitetit të subjektit të portretizuar.