Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ekspozita “Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë”

Collezioni venezianeITA_web

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, kanë kënaqësinë të çelin ekspozitën “Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë”.

Në këtë ekspozitë, që parashikohet të jetë një ndër më të mëdhatë e, njëkohësisht, më të rëndësishme të organizuara nga BKSH-ja, do të ekspozohen rreth 600 libra dhe harta origjinale të shtypura në Venecia, mes viteve 1400-1800. Pjesa më e madhe e tyre ekspozohen për herë të parë në publik.

Ekspozita është kuruar nën kujdesin e kuratores shkencore znj. Elisabetta Sciarra, Drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Firences, një prej bibliotekave më prestigjioze dhe më të vjetra në Europë.

Ekspozita ndahet në disa seksione:

  • Seksioni i parë, i kushtohet historisë së Venecias, si një prej qendrave më të rëndësishme të Rilindjes Europiane, e cila në periudhën mes viteve 1400 dhe fundit të viteve 1700, ishte qendra e shtypshkrimit në Europë. Qendër e cila luajti një rol të madh për të risjellë në Europë mjaft prej autorëve të antikitetit greko-romak, apo dhe bizantinë, të përkthyer në latinisht apo italisht. Në këtë seksion prezantohen një sërë veprash të ralla, disa prej të cilave janë botuar prej disa prej tipografëve dhe botuesve më të famshëm venecianë, si: Paolo Manuzio, Bernardino Benali, Girolamo Albrizzi etj.
    • Seksioni i dytë, i kushtohet Shqipërisë dhe Greqisë, vende këto ku Venediku pati një ndikim të madh për disa shekuj me radhë. Në këtë seksion prezantohen disa prej dëshmive të para të shqipes së shkruar, si ato të Buzukut e të Venecia ishte po ashtu vendi ku u botuan një numër i madh veprash kushtuar Skënderbeut, apo historisë së Shqipërisë, duke nisur që nga ato të Barletit, Marin Beçikemit, Dhimitër Frangut etj. Seksioni përmban edhe një numër hartash origjinale të Shqipërisë dhe të qyteteve shqiptare.
    • Një seksion i veçantë i kushtohet librave që kanë për temë raportet e Venedikut me Orientin, ku një vend të dukshëm zënë luftërat kundër Perandorisë Osmane, vepra të cilat mund të shërbejnë si një burim i jashtëzakonshëm informacioni për historinë e shqiptarëve.
    • Venecianët njihen para së gjithash si udhëtarë e gjeografë, ndaj një seksion i veçantë i kushtohet pikërisht kësaj teme.
    • Dy seksionet e fundit i janë kushtuar botimeve që lidhen me shkencën, letërsinë dhe fenë.
    • Ekspozita mbyllet me një hapësirë kushtuar botimeve më të reja kushtuar raporteve historike të Shqiptarëve me Venecian.

Hapur për vizitorët:

Data:                21.10.2024 – 04.11.2024

Orari:               Çdo ditë, 09:00 – 19:00

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
  • Ne bashkepunim me: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Bashkia Tiranë