Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

DUO Federica Franchi dhe Simone Gramaglia me Orkestrën e Forcave të Armatosura Shqiptare

Duo_GramagliaFranchi

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Orkestrën e Forcave të Armatosura Shqiptare në koncertin e DUO-s Federica Franchi {violinë) dhe Simone Gramaglia (violë). Kushtuar muzikës së W.A. Mozart.

Dy histori, dy muzikantë, dy pasione: muzika dhe filozofia. Ishte Mozart ai që e pruri me duetin e tij në G major.

Në dhjetor 2021, Federica Franchi dhe Simone Gramaglia takohen për të interpretuar duetet e Maestros së Salzburgut. Që nga ai moment, Mozart mbeti konstant në jetën e tyre muzikore, gjë që i shtyu të konceptonin idenë e projektit të paraqitur këtu. Duo Fedone (që kombinon këndshëm emrat Federica dhe Simone) dëshiron të jetë një homazh për filozofinë, duke filluar nga kryevepra e Platonit, dhe, e frymëzuar nga fjalët e Schopenhauer dhe Nietzsche, një homazh për muzikën, e cila ka qenë gjithmonë objekt admirimi i filozofëve të mëdhenj.

Programi përfshin infonia concertante per violino, viola e orchestra in mi bemolle maggiore KV364 të W. A. ​​Mozart.

Duo u krijua bnë vitin 2024 nga ideja e dy muzikantëve për të përcjellë një repertor të mrekullueshëm, të lehtë për t’u dëgjuar nga publiku, por, në të njëjtën kohë, me thellësi të madhe, i cili përmban dy nga instrumentet kryesore të telave: violinën dhe violën. Duke nisur me Mozartin dhe duon e tij në G major, programi na shoqëron përmes muzikës së Rolla-s, mësuesit të famshëm të Paganinit, për t’u rikthyer tek Mozart me duon e tij të dytë dhe për të përfunduar me Passacaglia virtuoze të Handel-it, të ripunuar nga Halvorsen. Ky rrugëtim përshkruan zhvillimin e shkollës europiane të violinës, e cila pa zanafillën e saj në Itali mes viteve ‘600 dhe ‘700, për t’u zhvilluar më pas në të gjithë Europën, përmes figurave emblematike si Leopold Mozart (babai i Wolfgang), Rolla dhe Tartini. Përpara luajtjes së secilës pjesë, muzikantët do të flasin për kompozitorët dhe veprat e tyre përmes anekdotave, fakteve dhe historive, të cilat do ta ndihmojnë audiencën të kuptojë më mirë pasurinë e repertorit të propozuar. Përmes katër kryeveprave të formave dhe stileve të ndryshme, publiku do të mund të shijojë një koncert muzikor pasionant, virtuoz dhe tërheqës.

Federica luan me violinë Enrico Marchetti (1920).

Simone luan me violë “Joyce” Giovanni Paolo Maggini (1625).

 

22.02.2025 ora 19:00

Universiteti i Arteve i Tiranës

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Orkestra e Forcave të Armatosura Shqiptare
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë