Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Driant Zeneli prezanton “Those sweet murky waters” – ANNOTAZIONI VIDEO

Annotazioni Video – Driant Zeneli

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë paraqet takimin e katërt të ciklit Annotazioni Video, kushtuar Driant Zenelit, i cili do të propozojë filmin e tij Those sweet murky waters. Aktiviteti i organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Artit Agimi dhe shoqatën Konrad Adenauer Stiftung, do të zhvillohet ditën e mërkurë, 21 shkurt 2024, ora 18:00, pranë Qendrës së Artit Agimi.

Projeksioni do të ndiqet nga një bisedë me Driant Zenelin dhe Vytene Muschick, të drejtuar nga kuratori i ciklit, Stefano Romano.

Those sweet murky waters, prodhuar nga Fondacioni Merz, është një udhëtim metaforik brenda jetës së një  peshku, i cili nga një e kaluar – e thellë – kur edhe mund të fluturonte, zgjedh të jetojë në ujërat e freskëta e të kthjellëta të liqenit, që së shpejti do të turbullohen me urdhër të digës, e cila synon të bllokojë çdo ndryshim të mundshëm, për të parë të pasqyruar reflektimin e saj, mbi sipërfaqen e palëvizshme të ujit.

Peshku protagonist i videos së artistit, përfaqëson në mënyrë metaforike personazhin dhe veprën e Sabiha Kasimatit, një biologe shqiptare e cila kishte publikuar disa studime kritike ndaj menaxhimit të liqeneve, lumenjve dhe faunës ujore, të implementuar nga qeveria e Hoxhës, duke sugjeruar përmirësime të ndryshme për pasurimin e ekosistemit. Por ndryshimet, siç po thoshim, ndodhin në përgjigje të situatave të jashtme dhe nëse këto situata veprojnë si të ishin një digë që me sytë e saj të zinj e të ftohtë shikon e turbulluar drejt liqenit duke parandaluar çdo transformim të mundshëm, atëherë e gjithë ideja e evolucionit ndalet.

 

Annotazioni Video” është një projekt kushtuar video-artit, i artikuluar në një sërë takimesh me disa prej protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon. Kurator i projektit: Stefano Romano.

Ashtu si çdo mjet tjetër shprehës, edhe videoja ka qasje dhe nuanca të ndryshme gjuhësore, që e bëjnë atë një medium kompleks, ndonëse mjaft intuitiv, veçanërisht në këtë moment historik, ku ideja e imazhit në lëvizje është kthyer në pjesë përbërëse të fluksit të vazhdueshëm të përvojës sonë me ndërfaqen  teknologjike. Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të reflektojmë apo të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë na bën më fort përshtypje në fluksin  e informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë. Ai mundëson një kohë përpunimi të asaj çfarë shikojmë dhe ashtu si praktika e mbajtjes shënim, përmban një ndalesë kohore, një thellim, një zgjedhje që na jep mundësinë të lexojmë realitetin, nga një këndvështrim që përndryshe nuk do ta kishim rrokur.

“Duke prezantuar në Tiranë, një përzgjedhje të prodhimit video artistik italian më të fundit, si dhe duke ftuar artistë italianë të takojnë komunitetin artistik dhe krijues shqiptar, Instituti synon të rinovojë dhe përforcojë lidhjet tradicionalisht të forta midis komuniteteve artistike të dy Vendeve, duke inkurajuar dialogun. dhe shkëmbimin mes dy brigjeve të Adriatikut”, thotë drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera.

Formati i këtij projekti është konceptuar me shfaqjen e videos apo filmit, të ndjekur nga një bisedë mes artistit dhe kuratorit.

Driant Zeneli

Në vitin 2019 dhe 2011 përfaqësoi Pavijonin Shqiptar në Ekspozitën e 58-të (personale) dhe atë të 54-të (kolektive) Ndërkombëtare të Artit – Bienale e Venecias. Në vitin 2017, fitoi çmimin MOROSO dhe në vitin 2009 çmimin Giovane Artista Europeo Trieste Contemporanea. Në vitin 2008 fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor Onufri, Tiranë. Ka qenë drejtor artistik i Mediterranea 18, Bienales së artistëve të rinj të  Evropës dhe Mesdheut, e cila u zhvillua për herë të parë në vitin 2017 mes Tiranës dhe Durrësit. Është bashkëthemelues i platformës së artit bashkëkohor Harabel, Tiranë.

Ekspozitat kryesore: Muzeu Maxxi, Romë (2023); Veçori e dyfishtë – Schirn Kunsthalle Frankfurt (2023); Samiti i Artit të Dhakës (DAS), Dhaka (2023); Salloni i 59 Tetorit, Bienalja e Beogradit, (2022); Manifesta Bienalja 14, Prishtinë (2022); Teatrino Palazzo Grassi, Venecia, (2021); Bienalja Ndërkombëtare e 39-të EVA, Limerick (2020); Qendra Letoneze për Artin Bashkëkohor, Riga (2019); Galeria Kombëtare e Republikës së Kosovës, Prishtinë (2019); Fondacioni i Artit Sharjah, Platforma e Filmit (2019); Pavijoni Shqiptar Ekspozita Ndërkombëtare e Artit e 58-të – Bienalja e Venecias, (2019); Autostrada Biennale, Prizren, (2019); GAMEC, Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor, Bergamo, (2019); Galeria Mostyn, Uells, MB (2017); MuCEM, Marseille, (2016) Center Pompidou, Paris (2016); Villa Medici, Romë (2016); GAM, Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor Torino (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castilla León. Spanja, (2012); Bienalja 5 e Pragës (2011); Galeria Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë (2008).

ANNOTAZIONI

VIDEO

Paraqitje videosh artistike

Një projekt i ideuar, prodhuar dhe organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.

Drejtor: Alessandro Ruggera.

Kurator: Stefano Romano.

 21 Shkurt 2024

Ora 18:00

Qendra e Artit Agimi

Gjuha e aktivitetit: italisht me përkthim simultan në shqip

Aktivitet në bashkëpunim me:

Qendra e Artit Agimi dhe Konrad Adenauer Stiftung

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Qendra e Artit Agimi e Konrad Asenauer Stiftung