Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Të bësh Kinema 2018 | Gratë pas kamerës | Udhëtoj e vetme nga Maria Sole Tognazzi

Takime në Bibliotekë – Klubi i kinemasë në IIC

 

Udhëtoj e vetme nga Maria Sole Tognazzi

Dramë |85’ | Itali 2013

Më titra në anglisht

Me Margherita Buy, Stefano Accorsi, Fabrizia Sacchi, Gianmarco Tognazzi, Alessia Barela, Lesley Manville, Carolina Signore, Diletta Gradia

 

Irene (Margherita Buy) është mbi të dyzetat, pa bashkëshort, pa fëmijë dhe me një punë që është ëndrra e shumë njerëzve: Irene është “mysafiri i befasishëm”, klienti i frikshëm inkonjito i cili shënon, vlerëson dhe gjykon standardet e hoteleve luksoze. Çdo harresë apo keqkuptim shënohet: është një pikë më pak. Do ta shohim atë gjatë filmit të bëjë inspektimin e saj të përpiktë në hotele të ndryshme: në borën e Alpeve, në qytetet e mëdha evropiane, në Afrikë. Përveç punës, në jetën e saj ka motrën Silvia, e martuar me fëmijë, e çorientuar dhe gjithmonë në lëvizje si dhe ish-të dashurin Andrea. Irene nuk ka dëshirë për stabilitet, ajo ndihet e lirë, e privilegjuar. Por a është e vërtetë liria e saj? Diçka do të vendosë në diskutim këtë siguri.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana