Takime në Bibliotekë – Klubi i kinemasë në IIC
Emri i djalit nga Francesca Archibugi
Komedi | 96 ‘| Itali 2015
Titrat në italisht
Me Valeria Golino, Alessandro Gassmann, Micaela Ramazzotti, Luigi Lo Cascio, Rocco Papaleo
Filmi tregon historinë e një çifti në pritje të fëmijës së tyre të parë, Alessandro Gassman (Paolo), i hapur dhe shakaxhi, agjent i pasurive të patundshme dhe Micaela Ramazzotti (Simona), bukuroshe nga periferia dhe autore e një best-sellers pikant. Valeria Golino luan rolin e Betta-s, motrës së Paolo, mësuese me dy fëmijë, në aparencë me një jetë familjare të qetë, Luigi Lo Cascio në rolin e Sandro-s, bashkëshorti i saj dhe kunati i Paolo-s, shkrimtar i rafinuar dhe profesor universitar i përkohshëm. Midis dy çifteve, shoku i fëmijërisë Rocco Papaleo (Claudio), një muzikant i çuditshëm që përpiqet të mbajë në ekuilibër balancat e të tjerëve.