Për herë të parë në Shqipëri – Vetëm një ditë!
Kompania e Baletit dhe Dancit Bashkëkohor AterBalletto në
Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane
në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë
Shqiptare të Kulturës, Bashkinë e Tiranës dhe Teatrin e Operas dhe Baletit,
kanë kënaqësinë të prezantojnë shfaqen Don Q. – Don Quixote de la
Mancha, nga Trupa e madhe italiane e Baletit dhe Dancit Bashkëkohor Aterballetto.
E martë 5 prill 2016 – ora 19,00Teatri i Operas dhe Baletit – TiranëHyrja me pagesë. Për blerjen e
biletës duhet t’i drejtoheni sportelit të teatrit.Të ardhurat nga shitja e biletave do t’i dhurohen Shkollës
së Baletit në Tiranë, si bursë studimi për nxënësit që vijnë nga zonat
periferike të Shqipërisë.
Info
Tel. +355 4 237 9580iictirana@esteri.itKoreografia nga
Eugenio SciglianoNë rolin e protagonistit, balerini shqiptar
Hektor BudllaMuzika: Muzikë klasike spanjolle, Kimmo PohjonenSkena dhe Ndriçimi nga Carlo CerriVideo : Carlo Cerri dhe OOOPStudioKostumet: Kristopher Millar and Lois SwandaleRealizimi i kostumeve: Sartoria AterballettoGiuseppina Carbosiero, Francesca Messori Realizimi i skenave: Minelli Restauratori, GubbioSkenografia Peroni
Të jesh artist do të thotë të posedosh
gjithmonë arsye dhe ëndrra (Th.Mann)
Don Q. – Don Quixote de la Mancha. Koreografi Eugenio Scigliano, në projektin për ATERBALLETTO debutuar në tetor të vitit
2014 në Teatrin Valli në Reggio Emilia, reflektohet në mënyrë të ndjeshme në
karakterin e Don Kishotit dhe përkthehet në përhumbjen njerëzore dhe nevojën për
të mos hequr dorë nga idealet e veta, edhe pse realiteti komploton për t’i
shtypur ato. Në një periudhë të dizorientuar dhe të diktuar nga ndryshime të papritura
dhe sinqerisht të errëta, Kavalieri Scigliano mishëron thelbin e të qenit
artist, duke pretenduar fuqinë e ndjeshmërisë dhe misionit të saj për të
“mbajtur gjallë – pavarësisht çdo gjëje – ndjenën e mrekullisë në
botë”. Vepra, e trasmetuar në nëntor
2014 nga RAI 5, bazohet në muzikën
spanjolle të shekullit të
shtatëmbëdhjetë dhe atë të ditëve tona, si dhe mbi kompozimet e
finlandezit Kimmo Pohjonen.
Hektor Buddla. I lindur në Tiranë (Shqipëri) në vitin 1982, ka
ndjekur kursin e studimeve të vallëzimit klasik dhe është diplomua në Shkollën
Baletit të qytetit të tij në vitin 2001, me Maestrot S. Dajgi dhe L. Satino. Ka
fituar Çmimin e Parë në Konkursin Dance Meeting me passo
a due nga Arrëthyesi. Ka ndjekur kursin e
perfeksionimit në Qendrën e Dancit – Aterballetto të drejtuar, në atë kohë nga
M. Bigonzetti, duke vallëzuar me koreografi të Loris Petrillo, L’incantatore, prezantuar në Tetrin
Komunal të Modena-s në prill 2002. Nga maji 2002 deri 2008 ka vallëzuar në
Baletin e Romës. Ka hyrë në Aterballetto në gusht të vitit 2008. Në vitin 2014
ka krijuar për Aterballetto “Revolution”, në vitin 2015 “Nordest
4119”.
ATERBALLETTO
Kompani
Baleti dhe Vallëzimi Bashkëkohor
Aterballetto është
Kompania kryesore e prodhimit dhe shpërndarjes së spektakleve të vallëzimit në
Itali si dhe realiteti i parë stabël jashtë Fondacionit lirik. E krijuar në
vitin 1979, paraprirë nga përvoja e Kompanive të Baletit të Teatrove të Emilia
Romagna-s nën drejtimin e Vittorio Biagi, është formuar nga solistë kërcimtarë
në gjendje të trajtojnë të gjitha stilet. Aterballetto njihet gjërësisht edhe
në nivel ndërkombëtar.
Pas Amedeo Amodio, i cili e drejtoi atë për gati 18 vjet
dhe Mauro Bigonzetti drejtor artistik nga viti 1997 deri në vitin 2007 si dhe
Koreografi kryesor i Kompanisë deri në vitin 2012, që prej vitit 2008 drejtimi
artistik i është besuar Cristina Bozzolini, balerina e parë fikse e Maggio
Musicale fiorentino. Aterballetto ka marrë tashmë profilin e kompanisë së
baletit dhe vallëzimit bashkëkohor që ka si element themelor të identitetit të
saj artistik angazhimin për të mbështetur dhe zhvilluar artin e koreografisë
dhe gjuhën absolute të vallëzimit, e kuptuar si dinamikë dhe formë në hapësirë,
mishërim i rezonancave ekspresive dhe
estetike, dialektike me muzikën.Ky profesion është konsoliduar së
tepërmi dhe zgjedhjet artistike janë motivuar edhe më tej nga nevoja dhe
kurioziteti për të eksploruar shprehjet e ndryshme të gjuhës bashkëkohore
koreografike.Gjatë historikut të saj më të fundit të shumtë janë koreografët italianë dhe të huaj të
cilët kanë bashkëpunuar me kompaninë: Mauro Bigonzetti, Jiri Kylian, William
Forsythe, Ohad Naharin, Johan Inger, Andonis Foniadakis, Fabrizio Monteverde,
Jacopo Godani, Eugenio Scigliano, Michele Di Stefano, Cristina Rizzo, Giuseppe
Spota. www.aterballetto.it