Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin Polis të Tiranës ka kënaqësinë të paraqesë projektin e Qendrës Luigi Di Sarro: ARP-Art Residency Project Edicioni i 9-të – PACK AND GO
Edicioni i ri i projektit nxit dhe promovon artin e ri në zhvillim mes Evropës, Afrikës dhe Ballkanit. 6 fituese, një grup me vetëm femra. Roma, Napoli, Val Camonica, Tirana në Shqipëri janë etapat e rrugëtimit, i cili gjurmon nocionin e bashkëkohores.
Një vepër që pasqyron bashkëkohoren për t’u mbajtur me vete si bagazh dore. Kjo është sfida për 5 artistë fitues dhe një kurator të edicionit të 9-të të konkursit ndërkombëtar ARP – PACK AND GO: një rezidencë-workshop shëtitëse që synon të hulumtojë dhe diskutojë nocionin e bashkëkohores.
ARP – Art Residency Project është programi i rezidencave artistike, i ideuar dhe krijuar nga Qendra Luigi Di Sarro dhe i mbështetur nga Maeci, me synimin për të promovuar një prirje drejt dialogut ndërkulturor dhe krahasimin e praktikave dhe metodave edhe në botën e artit.
Jetojmë në vite të vështira dhe madje edhe për artistët, veçanërisht për të rinjtë në zhvillim, ngadalësimi i marrëdhënieve shoqërore, i krijuar nga pandemia e Covid-19, luftërat dhe kriza ekonomike, ka përfaqësuar dhe përfaqëson një pengesë të vërtetë. Programi ARP ka funksionuar gjithmonë duke promovuar udhëtime edukative, por me këtë formulë shëtitëse dëshiron të shkojë më tej dhe të tentojë të kalojë jo vetëm kufijtë gjeografikë, por edhe ata emocionalë.
Fitueset, këtë vit për herë të parë një grup vetëm femrash, vijnë nga vende evropiane, ballkanike dhe afrikane. Ata do të mbërrijnë në Romë për të marrë pjesë në seminarin HIC ET NUNC n.2, një vazhdim ideal i punës së kryer në edicionin e mëparshëm, i cili do të përpiqet të shtyjë më tej analizën në drejtim të rileximit të artit bashkëkohor në dritën e emergjencave të momentit: nga dekolonizimi i sistemit kulturor tek nevoja për t’u marrë me natyrën dhe shoqërinë. Prandaj mjedisi, qëndrueshmëria, materia dhe njerëzit do të jenë temat në qendër të hulumtimit. Roma dhe Napoli janë qytetet e përfshira, me situatën e tyre aktuale të përbërë nga shtresime dhe rivlerësimeve të disa vendeve dhe kulturave. Historianët dhe kritikët e artit do të marrin pjesë në workshop-in Hic et Nunc n.2: Angelo Capasso, Simone Ciglia, Heidi Erdmann, Matteo Piccioni, Carlotta Sylos Calò, Alessandra Troncone dhe Alice Vangelisti, me koordinatore Alessandra Atti Di Sarro.
Në përfundim të rezidencës, më 7 tetor 2023, duke iu bashkuar Ditës së 19-të Bashkëkohores, të promovuar nga AMACI, Qendra Luigi Di Sarro do të hapë dyert e saj për një event rikthimi. Do të shfaqen veprat e Samela Balazi (Shqipëri), Beatrice Caruso (Itali), Cheriese Dilrajh (Afrika e Jugut), Anna Martynenko (Ukrainë/Gjermani), Miriro Mwandiambira (Zimbabve) të rishikuara dhe kuruara nga Azzurra Pizzi (Itali), ku publiku është i ftuar të takojë edhe protagonistët e kësaj faze të parë të rrugëtimit.
ARP më pas do të vazhdojë itinerarin e saj në vende të tjera, për të udhëtuar, punuar, studiuar në kërkim të një sinteze të mundshme mes mjediseve, poetikës, teknikave dhe njerëzve. Ndalesa e dytë do të jetë në Val Camonica (Brescia) për të bashkëvepruar me dy rezidenca të tjera: Falìa* në Lozio dhe Borgo degli Artisti në Bienno. Atje në malet e Lombardisë do të punohet ngushtësisht me natyrën si edhe me laboratorë teknikë. Eventi Pack AND GO do të zhvillohet në Bienno më 11 tetor 2023 dhe veprat që udhëtojnë me artistët, do të shfaqen në Casa Valiga.
Në fund, grupi ARP do të zhvendoset në Tiranë: kryeqyteti i ri dhe entuziast shqiptar do të presë eventin më të fundit PACK AND GO në Qendrën MAD të Universitetit Polis, falë mbështetjes së Institutit Italian të Kulturës, si pjesë e Javës së Bashkëkohores në botë, promovuar nga AMACI-MAECI. Takimi është më 13 tetor 2023, me punimet e ekspozuara sërish dhe një bisedë me studentët e Departamentit të Artit dhe Dizajnit. Do të flasin historiania e artit Carlotta Sylos Calò (Universiteti i Romës Torvergata) dhe artisti studiues Stefano Romano (Universiteti Polis i Tiranës), të paraprirë nga Drejtori i IIC, Alessandro Ruggera.