Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Disco Boy nga Giacomo Abruzzese në Dea Open Air International Film Festival

DEAFILMFest

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e 11-të të Festivalit të Filmit DEA (9-13 qershor) i cili hapet me filmin:

DISCO BOY i Giacomo Abruzzese

Me Franz Rogowski, Morr Ndiaye, Laetitia Ky, Leon Lucev, Matteo Olivetti, Robert Wieckiewicz, Mutamba Kalonji, Michal Balicki.

Dramë/Francë/Itali/Belgjikë/Poloni 2023 l 91′

Pas një udhëtimi të vështirë nëpër Evropë, Aleksei mbërrin në Paris për t’iu bashkuar Legjionit të Huaj Francez, një trupë ushtarake shumë e përzgjedhur që lejon çdo të huaj, edhe pa dokumente, të marrë pasaportën franceze. Në deltën e Nigerit, Jomo lufton kundër kompanive të naftës, të cilat kërcënojnë mbijetesën e fshatit të tij. Nga ana tjetër, motra e tij Udoka, ëndërron të largohet, duke e ditur se tashmë aty gjithçka ka humbur.

Filmi ka fituar 1 nominim për Nastri d’Argento, 2 nominime për David di Donatello, është vlerësuar në Festivalin e Filmit në Berlin, 1 nominim për Cesar, 3 nominime dhe 1 çmim në Lumiere Awards.

  • Organizuar nga: DEA Open Air Film Festival
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë