Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë edhe këtë vit bashkëpunimin me Albania Letteraria. E nisim me takimin me shkrimtaren Diana Çuli, e cila do të prezantojë librat e saj të përkthyer në italisht.
Scrivere sull’acqua, Besa Muci Editore
Engjëj të Armatosur, Besa Muci Editore
Vrasje në Kryeministri, Castelvecchi Editore
Të pranishëm:
Autorja, Diana Çuli, shkrimtare dhe përkthyese
Anna Giulia Buonanno, mësuese e gjuhës dhe kulturës italiane
Anna Lattanzi, Albania Letteraria
Diana Çuli është një nga autoret më pjellore dhe përfaqësuese të skenës letrare shqiptare. Shkrimtare dhe përkthyese e vlerësuar me çmime në Shqipëri dhe jashtë saj, njihet në Itali, si për penën e saj, ashtu edhe për angazhimin e saj të madh si aktiviste për njohjen e të drejtave të grave. Duke analizuar librat e përkthyer në italisht, do të rigjurmojmë periudhat e ndryshme historike të Shqipërisë, të cilat kanë shënuar evolucionin kolektiv të njerëzve dhe të individit, do të hyjmë në botën e grave dhe do të diskutojmë për universin e larmishëm ballkanik. Diana Çuli lindi në Tiranë në vitin 1951. Ajo u diplomua për gjuhë-letërsi shqipe dhe ishte ende shumë e re kur bashkëpunoi me revistën Drita dhe më pas iu bashkua redaksisë Les lettres albanaises, me në krye të famshmin Kadare. Diana është autore në Shqipëri, e librave të suksesshëm, si Zëri i largët (La voce lontana, 1981), Rrethi i kujtesës (Il circolo della memoria, 1984), Dreri i trotuarëve (Il cervo dei marciapiedi, 1990) dhe Requiem (1991). Janë tre vëllimet e përkthyera në italisht: Scrivere sull’acqua, (Besa Muci Editore), Angeli armati, (Besa Muci Editore), Assassinio nel Palazzo del governo, (Castelvecchi Editore). E saja është një penë shumëplanëshe, e cili i jep fillesë kompozimeve të zhanreve të ndryshme, duke filluar nga bota e tregimeve të shkurtra apo atyre giallo, për të mbërritur më pas tek universi i teatrit, i cili ka përftuar skenarë tejet interesantë nga disa prej veprave të saj.
16.01.2024 ora 18:30
Biblioteka e IIC
Hyrja e lirë