Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Queer Film Marathon Tirana, tashmë në edicionin e pestë, duke mbështetur programin e përzgjedhur Queer Retrospective kushtuar Pier Paolo Pasolini.
Filmi i dytë:
“Dekameroni” nga Pier Paolo Pasolini
Me: Franco Citti, Ninetto Davoli, Angela Luce, Silvana Mangano, Pier Paolo Pasolini.
Komedi Itali, 1971, kohëzgjatja 111 minuta.
Historitë e Ser Ciappelletto-s, i cili vdiq në shenjtëri dhe të nxënësit të Giotto-s lidhin shtatë të tjera: Andreuccio grabitet nga një grua që pretendon të jetë gjysmë motra e tij, por ndërkohë i vjedh të gjitha bizhuteritë një prelati të lartë; Masetto, duke u shtirur si shurdh-memece, hyn në një manastir murgeshash dhe e lë veten të joshet prej tyre; Lisabetta mban kokën e të dashurit, të vrarë nga vëllezërit e saj, në një vazo borziloku; Katerina dhe Riccardo kurorëzojnë ëndrrën e tyre të dashurisë me martesë; nga jeta e përtejme Tingoccio i zbulon Meuccios së frikësuar se të bësh dashuri nuk është mëkat; duke pretenduar se do e shndërrojë, Don Gianni përfiton nga gruaja e një fermeri naiv; Peronella e pabesë e bind të shoqin të futet në një fuçi, për ta penguar të zbulojë të dashurin e saj. Filmi përuron trilogjinë me të cilën Pasolini synonte të sulmonte kulturën seksofobike. Bota borgjeze e Boccaccios është shndërruar në një epokë të artë mitike popullore, mbretëri e një mungese të gëzueshme dhe të pafajshme tabush.
Queer Film Marathon Tirana, tashmë në edicionin e tij të pestë, është një festival ndërkombëtar kushtuar kinemasë queer, i cili do të prezantojë shfaqje filmash dhe dokumentarë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ky aktivitet synon të bashkojë njerëzit përmes artit, duke i dhënë zë historive dhe përvojave të komunitetit LGBTQ+. Përmes një përzgjedhjeje të gjerë filmash artistikë, dokumentarë dhe filmash me metrazh të shkurtër nga regjisorë të ndryshëm, Queer Film Fetsival inkurajon një qasje globale, duke treguar fuqinë e artit për të nxitur ndryshimet shoqërore dhe bashkuar komunitetet. Një nga tiparet dalluese të festivalit janë tryezat e rrumbullakëta me regjisorë, aktorë dhe aktivistë, të cilat shërbejnë si një platformë për t’u thelluar në temat e trajtuara nga filmat, si dhe për të diskutuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti queer dhe mbështetësit e tij.
…………………………..
15.10.2024 ora 18:00
Qendra e Artit Agimi – Bulevardi Bajram Curri, Tiranë
Hyrja e lirë