Ekspozitë, konferencë, lexim
Festimet për 750 vjetorin e lindjes së Dantes
Instituti Italian i Kulturës, Biblioteka Kombëtare dhe Bashkimi Kombëtar i të Verbërve të Shqipërisë prezantojnë Dante i Shqiptarëve, një seri aktivitetesh kushtuar festimeve për 750 e lindjes së Dantes. Aktiviteti përbëhet nga një ekspozitë tekstesh të Poetit të përkthyera në gjuhën shqipe gjatë së cilës do të paraqitet versioni i parë i Komedisë Hyjnore në gjuhën braille-shqip; një konferencë e dantologut Rino Caputo (Universiteti i Tor Vergata-s); një lexim i teksteve danteske.
E martë, 13 tetor 2015 – ora 11,00-14,00
Biblioteka Kombëtare
Sheshi Skenderbe, TiranëEkspozita do të qëndrojë e hapur deri me 23/10/2015
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 23 tetor 2013
Rino Caputo është profesor i letërsisë italiane në Universitetin e Romës “Tor Vergata”. Ka botuar ese dhe libra mbi Dante-n, Petrarca-n, Manzoni-n dhe romantiçistin e parë italian Pirandello si dhe kritika letrare italiane dhe amerikanoveriore bashkëkohore. Është anëtar i Arcadia-s dhe Dante Society of America, ka dhënë leksione dhe seminare, si në universitete të ndryshme italiane ashtu edhe në universitetet në Cambridge (UK), Zyrih, Luksemburg, “Al Alson” Kajro, Krakovja, Varshavë, Minsk, “RGGU” Moskë, Tiranë, Elbasan, Selanik, Pecs, Stokard, Heidelberg, Tubinga, Harvard e UCLA (Usa), Ottawa, Kingston, Toronto e “McGill” Montréal (Kanada). Ai është gjithashtu një vlerësues ekspert i SSHRC (Këshilli i Kërkimeve në Shkencat Umane në Kanada). Bashkëpunon me revista të mëdha të letërsisë italiane dhe është Bashkë-redaktor i revistës ndërkombëtare “Dante. International Journal of Dante Studies” dhe Drejtor i revistës ndërkombëtare“Pirandelliana “. Që nga viti 2010 është President i Konferencës Kombëtare të Dekanëve të Fakultetit të Shkencave Humane të Universiteteve italiane.