Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kuzhina në Opera – Muzikë dhe ushqim në Emilia-Romagna

Konferencë e Margherita Spinazzola

XV Java e Gjuhës Italiane në Botë

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me rajonin e Emilia-Romagna-s, paraqet Kuzhina në Opera – Muzikë dhe ushqim në Emilia-Romagna, një konferencë e ilustruar nga Margherita Spinazzola.

E enjte, 15 tetor 2015 – ora 18:00


Instituti Italian i Kulturës – Salla Nënë Tereza


Kati i dytë, Sheshi Skënderbej, Tiranë


Hyrja e lirë


Frymëzuar nga libri Kuzhina në opera e arkitektit, gastronomit të apasionuar dhe blogger-it Giancarlo Fre, i cili ndërroi jetë para se ta shikonte veprën e e tij të shtypur, konferenca do të ndjekë një rrugëtim mes dy traditash, veçanërisht të rëndësishme, për Emilia-Romagna-n, asaj muzikore dhe asaj gastronomike, ku thurren ngjarje biografike dhe profesionale të muzikantëve, kompozitorëve, interpretuesve, recetat e tyre të preferuara, pasioni i tyre për një tokë të pasur me shije dhe aroma.


Rrugëtimi do të ndahet mes shekullit te Shtatëqind dhe atij të Tetëmbëdhjetë, nëpërjmet figurave të Girolamo Frescobaldi dhe Arcangelo Corelli; Shekulli i Nëntëmbëdhjetë, epoka e artë e operës, do të shikojë si protagonistë Giuseppe Verdi-n, Giachino Rossini-n, Pietro Mascagni-n  dhe Arturo Toscanini-n; Shekulli i njëzetë, me dy artistëve të mëdhenj me famë ndërkombëtare – Luciano Pavarotti dhe Maria Callas. Nuk do të mungojnë bastisjet në pasionet dhe veçantitë ushqimore të disa muzikantëve të mëdhenj që kaluan nëpër Emilia-Romagna si Mozart, Wagner, Bellini dhe Puccini.


 


Margherita Spinazzola është përgjegjëse për koordinimin e projekteve evropiane në fushën e kulturës në IBC- Drejtoria e Institutit për Trashëgimninë Kulturore të Rajonit Emilia-Romagna si dhe këshilltare  e Muzeut të Bodoni-t në Parma. Ndër projektet e fundit që ajo ka koordinuar kujtojmë dixhitalizimin e arkivit të Laura Bassi (XVIII), në bashkëpunim me Bibliotekën Komunale të Archiginnasio të Bologna-s dhe Stanford University Library. Është autore e botimeve të shumta dhe ka mbajtur konferenca në organizata të ndryshme dhe institucione kulturore.


 


 


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N