Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Costantino Catena piano – Romantikët në Opera

catena

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Operës dhe Baletit për koncertin Romantikët në Opera, me pjesëmarrjen e pianistit Costantino Catena.

Costantino Catena filloi studimet në piano që në moshë shumë të re. Pas marrjes së diplomës me nota të shkëlqyera pranë Konservatorit “G. Martucci” të Salernos, nën drejtimin e Maestro Luigi D’Ascoli, ai vijoi trajnimin me kurse specializimi të mbajtura nga Konstantin Bogino, Bruno Mezzena dhe Boris Bekhterev. Përveç muzikës, u diplomua në Filozofi pranë Universitetit të Salernos dhe në Psikologji pranë Universitetit të Napolit, duke studiuar në veçanti dinamikat psiko-fiziologjike të lidhura me performancën muzikore.

Aktualisht është docent kryesor pianosje pranë Konservatorit të Muzikës “D. Cimarosa” në Avellino. Pianisti ka mbajtur masterclass-a dhe seminare pranë akademive dhe universiteteve të ndryshme, si dhe ka qenë i ftuar nga institucione koncertore të rëndësishme në mbarë botën, mes të cilëve Filarmonia e Shën Pjetërburgut, Akademia Filarmonike e Bolonjës, Qendra Kennedy dhe Universiteti Georgetown të ​​Uashington, Miqtë e Teatro Regio të Torinos, Shoqata Scarlatti e Napolit, Miqtë e Muzikës së Trapanit, Gasteig i Mynihut, Shoqëria Dante Alighieri, Teatri Goldoni i Livornos, Muzeu Përkujtimor Liszt i Budapestit, Festivali Ndërkombëtar i Ravellos, Festivali Ndërkombëtar Alghero, Instituti Liszt i Bolonjës, Auditorium Parco della Musica i Romës, Konservatori Tchaikovsky i Moskës, Salla e Koncerteve Yasar e Izmirit, Universiteti Winchester, Filarmonica De Stat Transilvania i Cluj-Napoca, Festivali Ndërkombëtar Kusatsu, Festivali i Verës së Ohrit, si dhe shoqata dhe festivale të shumta në Itali dhe jashtë saj.

Catena gjithashtu ka një aktivitet intensiv regjistrimesh, veçanërisht me japonezen Camerata Tokyo, me të cilën ka bashkëpunuar që prej vitit 2010. Ndër regjistrimet e tij, veçohen veprat e plota të Liszt për violinë dhe piano, si dhe disa CD solo, duke përfshirë veprat e plota të Schumann. Që prej vitit 2016, ai është njohur zyrtarisht si “Yamaha Artist”.

27.09.2024 ora 20:00

Holli i  Teatrit  të Operas dhe Baletit

Hyrja e me biletë: pranë Teatrit  të Operas dhe Baletit, nga ora 10:00 deri më 14:00 dhe nga ora 16:00 deri më 20:00.

 

  • Organizuar nga: Teatri i Operas dhe Baletit Tirane
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë