Bashkëbisedim mbi artin me Giovanna Bianco dhe Giuseppe Valente
Bianco-Valente (Giovanna Bianco dhe Pino Valente) e nisin projektin e tyre artistik në vitin 1994 duke analizuar nga pikëpamja shkencore dhe filozofike dualitetin trup-mendje. Këto studime janë pasuar nga një zhvillim projektimi që synon të bëjë më të dukshme lidhjet midis njerëzve. Shembuj janë instalacionet në ndërtesa të ndryshme historike, të cilat janë pasuar nga shumë punime të tjera të përqendruara mbi marrëdhënien midis njerëzve, ngjarjeve dhe vendeve. Kanë ekspozuar punimet e tyre në Itali dhe jashtë saj për muze të rëndësishëm dhe hapësira publike, ndër të cilët MAXXI, Romë; MACBA, Barcelonë; Madre, Napoli; Fabbrica 798, Pekin; Pallati Strozzi, Firence; Triennalja e Milano-s; Muzeu Reina Sofia, Madrid; dhe kanë realizuar projekte site specific edhe në Liban, Marok, Nju Jork, Rio de Janeiro, Stokholm, etj.