Botimet veneciane në kohën e Aldo Manuzio-s si dhe aktiviteti i Bernardino Vitali-t, botues i Marin Barleti-t
Profesoresha Lucia Nadin do të zhvillojë një konferencë brenda temës “ Java e Gjuhës Italiane në Botë”, që këtë vit i dedikohet shtypit. Titulli i veprës së fundit të Lucia Nadin-it, Venecia dhe Shqipëria, gjurmë të lidhjeve antike, përmbledh në mënyrë të plotë fushën kërkimore të cilës, studjuesja, i dedikohet prej vitesh, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme, nga rekuperimi i Statuteve të Shkodrës në Bibliotekën e Museut Correr në Venecia deri në reinterpretimin në shqip të ciklit të afreskëve të Paolo Veronese-s në kishën e Shën Sebastiano-s në Venecia.
Lucia Nadin, qytetare nderi e Shkodrës që prej 2010, është shumë e njohur në Shqipëri për kontributin e saj të spikatur në fushën e kërkimeve historike mbi marrëdhëniet midis Republikës Venedikase dhe Shqipërisë. Venecia dhe Shqipëria, një histori takimesh dhe shkëmbimesh shekullore, Venecia, 2014 është botimi i saj i fundit, në të cilin janë përmbledhur zbulime shumë të rëndësishme. Pasi gjeti Statutet e Shkodrës në 1995 në dorëshkrimet e bibliotekës së Muzeut Correr të Venecia-s, Lucia Nadin është marrë edhe me këndvështrimin kritik të tyre dhe i ka kthyer Shqipërisë një faqe thelbësore të historisë së saj. Pra, i është kushtuar rindërtimit të fenomenit të emigracionit shqiptar në Venedik në periudhën midis shek. XV dhe XVI dhe më tej ka studiuar traditën ikonografike të Skënderbeut në anijen e dukëve të Venecia-s. Frut i rileximit sipas këndvështrimi shqiptar të ciklit të afreskeve të Paolo Veronese-s në kishën e San Sebastiano-s në Venecia është artikulli Kisha e Shën Sebastianit në Venecia, Paolo Veronese, konfliktet shqiptare: një histori e tëra për t’u rishkruar botuar në revistën «Ateneo Veneto», CC, numri i tretë 12/II, 2013, pp. 9-70.