Edicioni XVII i Javës së Gjuhës Italiane në Botë – “Kinemaja italiane, italishtja në kinema”
//
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Departamentin e Romanistikë, Universiteti i Shkodrës ka kënaqësinë të prezantojë konferencën e prof. Fabio Rossi “Kinemaja italiane midis shumëgjuhësisë dhe normalizimit gjuhësor” në kuadër të edizioni të XVII të Javës së Gjuhës Italiane në botë.
23 tetor 2017, ora 11
Biblioteka Universitetit të Shkodrës
Hyrja e lirë
Historia gjuhësore e kinemasë italiane mund të lexohet si një përpjekje për të zvogëluar kaosin (pra të shumëgjuhësisë), në emër të një shumëllojshmëri (e dopiuar dhe shpesh jo e natyrshme) kompromisi mes italishtes standarde dhe rajonale. Do të mbulohet një tipologji e funksioneve tipike rajonale të ekranit, nga perdorimet dokumentaristike në ato metaforike. Do të theksohet, me shembuj të rëndësishëm, ndryshimi brutal shumëgjuhësh i kinemasë së lartë italiane gjatë dy dekadave të fundit.
Fabio Rossi është profesor i Gjuhësisë italiane në Universitetin e Messina-s. Është diplomuar në La Sapienza në Romë (me Luca Seriani) dhe ka ndjekur doktoraturën në Universitetin e Firenze-s dhe është caktuar për kerkime shkencore në Universitetin e Ferrara-s. Në kërkimet e tij ka prekur kryesisht aspektet e mëposhtme: gjuhën e muzikës (traktatet e shekullit të pestë dhe të shtatëmbëdhjetë si dhe libret e shekullit të nëntëmbëdhjetë), të folurën e mediave (sidomos të kinemasë italiane dhe të dopiuar), analizën sintaksore dhe pragmatike të gjuhës së folur, didaktikën e italishtes (edhe si gjuhë e huaj) si dhe ideologjinë gjuhësore. Për këto dhe tema të tjera ai ka botuar monografi të shumta dhe ese në volume kolanash dhe në revista shkencore.