Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Konkurs i muzikës klasike “Pjeter Gaci”

11-12-13 nëntor në Teatrin “Migjeni” në Shkodër

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështetë edicionin e 16-të të konkursit të muzikës klasike “Pjetër Gaci” në Shkodër që ka si objektiv kryesor nxitjen e muzikantëve të rinj, duke u dhënë atyre mundësinë të pasurojnë formimin e tyre. Artistët e rinj vijnë nga Shqipëria, por edhe nga përtej kufirit, si nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe janë të ndarë në 4 kategori: Fillore (6-10 vjet); E mesme (11-14 vjet), E mesme e lartë (15-17 vjet); Universitet (18-23 vjet). Në juri do të marrin pjesë shqiptarë të italianizuar Maurizio Postai dhe Pacalin Pavaci.

  • Organizuar nga: Comune di Scutari