Muzikë klasike për të përuruar fillimin e semestrit të Presidencës italiane të Këshillit të BE
Për të përuruar fillimin e semestrit të Presidencës italiane të Këshillit të BE, Instituti Italian i Kulturës, Ambasada Italiane në Shqipëri, Fondacioni IDEA, Shkolla e Muzikës së Fiesole-s, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, paraqesin një koncert me muzikë të veçantë përfaqësuese e komponentëve të ndryshëm të identitetit evropian. Aktiviteti bashkon, për herë të dytë në Shqipëri, muzikantë italianë dhe shqiptarë të Orkestrës Rinore Italiane dhe asaj Shqiptare, nën drejtimin e M° Guido Corti. Drejtorë artistikë Pëllumb Vorpsi, Arbër Neziri.Në program:Rossini “L’Italiana in Algeri” Ouverture;Haydn Sinfonia n. 104 in Re maggiore (London);Bartok Danze Rumene;Brahms Danze Ungheresi 1,4,5,Guido Corti, pasi përfundoi studimet në Itali, u perfeksionua në Çikago me Dale Clevenger dhe Arnold Jacobs. Është fitues i konkursit ndërkombëtar në Colmar (Francë), ka realizuar regjistrime radiofonike dhe televizive për rrjete të ndryshme evropiane dhe amerikane, duke ndërmarrë një veprimtari që më pas e çoi në skenat e gjithë botës. Në Itali është i ftuar nga shoqëritë koncertore më të rëndësishme të tilla si RAI, Maggio Musicale Fiorentino, Orchestra della Toscana, Estate Fiesolana…Aktualisht është profesor në Konservatorin e Muzikës L. Cherubini në Firence dhe komponent i ansambleve të ndryshme të dhomës, duke përfshirë edhe prestigjiozen Mullova Ensemble.MUZIKË Edicioni