Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncerti simfonik – Shen Valentini ne Opera

me David Sotgiu-tenor, Anila Gjermeni-soprano dhe Armando Lika-bariton

M° Lorenzo Turchi – Floris është pianist, kompozitor dhe dirigjent. Ai u formua së pari në Itali dhe pastaj në Rusi, ku perfeksionoi njohuritë e tij për piano në Rachmaninov Musical Institute. Që nga viti 1998 Maestro Turchi – Floris është drejtor muzike i Choeur et Orchestre Symphonique du Mont-Blanc dhe që nga viti 2008 drejton Musicfor International, përmes së cilit shumë aktivitete të tij muzikore ia kushton mbështetjes dhe zhvillimit të muzikës në vendet e botës së tretë. Maestro ftohet rregullisht si solist dhe dirigjent nga orkestrat prestigjoze si: tilla Orchestre Symphonique du Mont-Blanc (Francë), I Musici Estensi (Itali), St Laurent KammerOrchester (Gjermani), Sarajevo National Orchestra (Bosnia Herzegovina). David Sotgiu ka lindur në Perugia, ku është diplomuar në oboe pranë Konservatorit Francesco Morlacchi. Më tej studion kanto me Sesto Bruscantini, Renato Bruson, Raina Kavaibanska, Luciano Pavarotti dhe Mirella Freni. Në 2002 rezulton ndër fituesit e sezonit të 56-të Konkursit të Komunitetit Evropian për të Rinjtë Këngëtarë Lirkë të Teatro Lirico Sperimentale Adriano Belli të Spoleto-s. Nga 2003 deri më sot ka performuar në shumë skena të teatrove evropiane.

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N