Programi i aktiviteteve të muajit do të përfundojë të enjte, 23 Prill me një koncert të Olen Çesarit & International Clandestine Orchestra që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në orën 19, me Ermal Mamaqi, Alban Skenderi, Flor Mumajesi dhe Elvana Gjata si të ftuar. Olen Çesari nuk është vetëm një violinist virtuoz por edhe një mjeshtër i vërtetë i shkathtësisë stilistike. I pajisur me një talent të rrallë ai magjeps dëgjuesin me muzikë universale që kombinon stile dhe tinguj të ndryshëm