Institut Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me CIDIM në kuadër të përmbledhjeve Tingulli Italian-Friuli nëmuzikë, Bashkitë e Pogradecit dhe Korçës dhe mbështetjen kryesore të Fondacionit Cassa di Risparmio del Friuli në kuadër të projektit Friuli në Muzikë, organizon dy koncerte të kitaristit të ri Pierluigi Clemente.
Projekti Tingulli Italian-Friuli nëmuzikë, që lind si vullnet i Fondacionit Friuli dhe CIDIM për të promovuar në Itali dhe jashtë saj më të mirët e muzikës friulane të seleksionuar nga Konservatori Jacopo Tomadini në Udine. Projekti financohet dhe nga Ministria e Trashigimisë, Aktiviteteve Kulturore dhe Turizmit – Drejtorisë së Përgjithshme për Shfaqjet live.
E martë 2 maj 2017, ora 18
Teatri i Kukullave, Pogradec
E mërkurë 3 maj 2017, ora 19
Dyqani i Rakos, Pazari i Vjetër, Korçë
Hyrja e lirë
Në program:
Muzikë nga Mauro Giuliani, Ferdinando Carulli, Fernando Sor e Johann Kaspar Mertz.
Programi paraqet vetëm pjesë origjinale për kitarë dhe fokusohet në periudhën klasike dhe romantike për kitarë, për t’u vlerësuar në këtë rast mbi një instrument origjinal të shekullit të Nëntëqind të shkollës franceze të Mirecourt.
Pierluigi Clemente
I lindur në Udine në vitin 1994, filloi studimet në instrumentin e kitarës klasike në moshën nëntë vjeçare, nën drejtimin e Marcella Colella, duke vazhduar më tej me Adriano Del Sal, Juris Gambini dhe Paolo Pegoraro.
Në vitin 2016 u diplomua me nota maksimale dhe nderime të veçanta në Konservatorin “Jacopo Tomadini” në Udine. Aktualisht po ndjek Diplomë MA II në Konservatorin “Antonio Vivaldi” në Alessandria në klasën e profesor Frédéric Zigante dhe po ndjek kurset e perfeksionimit të lartë në Qendrën kitariste “El Maestro” në Treviso nën drejtimin e M° Stefano Viola.
Ka marrë pjesë në më shumë se dhjetë masterclass të emrave të rëndësishëm të botës së kitarës dhe së fundmi është zgjedhur ndër pesë studentët më të mirë të Konservatorit të Aleksandrisë për të marrë pjesë në masterclass-in e mjeshtërit legjendar kuban të kitarës Manuel Barrueco.
Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për kategori, e një rëndësie të veçantë është dhënja e një prej katër bursave të destinuara për studentët e kitarës të parashikuara nga “Çmimin Abbado 2015” i rezervuar për përsosmëritë artistike të Konservatorëve italianë të Muzikës.
Luan një kitarë të mjeshtërit liutist Luigi Locatto nga Torino dhe një instrument historik origjinal të shekullit të nëntëmbëdhjetë të shkollës së Mirecourt.