Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert i “Vocal Quintet di Euphonia Ensemble”

Edicioni i 5°i Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër

Instituti Italian i Kulturës dhe Konsullata e Nderit e Italisë në Shkodër ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e Vocal Quintet Euphonia Ensemble: Mary Gautschi – soprano, Renata Tosi – mexosoprano, Yama Kapidani Luberti – contralto, Francesco Nasone – tenor, Lorenzo Sansoni – bariton/bas në kuadër të hapjes së edizionit të 5° të Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër.

E djelë 12 qershor 2015, ora 20.00

Kopështi i Pallatit Italia (seli e Konsullatës së Nderit të Italisë)

Hyrja e lirë

EUPHONIA ENSEMBLE përfshin muzikë, ritme dhe tinguj të veçantë nga kultura të ndryshme të botës së bashku me aranxhimet dhe shfaqet në stil xhazi. Tipari më i spikatur i këtij projekti është tingulli i veçantë, i cili, falë zgjedhjeve elegante muzikore të krijuara posaçërisht nga kompozitori Markelian Kapidani bëhet një shenjë e njohur, një markë e veçantë, tingulli Euphonia. Për më tepër, shtimi i këngëtarëve nga përvojat muzikore më të shquara dhe të ndryshme, ka krijuar predispozicion të ri rreth këtij projekti i cili mori formën e tij aktuale të një grupi vokal a cappella.

Përveç Euphonia Ensemble marrin pjesë në festivalit edhe Markelian Kapedani (piano), Alberto Capelli (kitarë), Charo Martin Garcia (vokal), Paolo Mappa (perkusion), Ana Cali ‘(balerinë flamenkoje), Luca Marianini (trombë).

Festivali i Muzikës Moderne kthehet në Shkodër nga 11 deri më 12 qershor 2016 me pjesëmarrjene e rreth dyzet muzikantëve, përveç bandës së madhe të instrumentave të frymës së qytetit.

  • Organizuar nga: FMM di Scutari
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura di Tirana