Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë prezaton koncertin e Solistëve të Operas Italiane –projekt Me Verdi-n në botë – në kuadër të edicionit të II të Javës së kuzhinës italiane në botë.
SOLISTËT E OPERAS ITALIANE
Filippo MAZZOLI, flaut
Stefano FRANCESCHINI, klarinetë
Gabriele BELLU, violinë
Massimo TANNOIA, violonçel
Andrea DINDO, pianoforte
PROGRAMI
GIUSEPPE VERDI (1813 – 1901)
“Luisa Miller” – Sinfoni (arr. di S. Franceschini)
“Rigoletto” – Fantazi për Klarinetë (arr. i L .Bassi)
“I Lombardi alla prima crociata” – Solo për Violinë nga akti i III° (arr. i F. Mazzoli)
“Otello” – Ballabili (arr. i F. Mazzoli)
“I Masnadieri” – Prelud për Violonçel (arr. i S. Franceschini)
“ La Traviata” – Fantazi për Flaut (arr. i G. Briccialdi)
“I vespri siciliani” – Sinfoni (arr. i P. Serrao/F. Mazzoli)
Organika e Solistëve të Operas Italiane, që do të luajnë në Tiranë, për herë të parë në Shqipëri, përbëhet nga violinisti Gabriele Bellu (në Maggio Musicale Fiorentino nga viti 1990 deri në vitin 2008, ku ai shërbeu si Spalla në Orkestrën e Teatrit La Fenice të Venezia-s, të Teatrit Lirik të Cagliari-t, i Carlo Felice të Genova-s, si dhe i Virtuozëve Italianë, i Festivalit Puccini), pianisti Andrea Dindo (nxënës i Renzo Bonizzato, Aldo Ciccolini dhe Alexis Weissenberg, ka bashkëpunuar me muzikantë me famë botërore; i nderuar me çmim në Konkursin e Muzikës së Dhomës në Paris, ka regjistruar për etiketat Agorà, Harmonia Mundi France, Velut Luna dhe për revistën mujore Amadeus), klarinetisti Stefano Franceschini (2003-2012 klarinetë e parë e Orkestrës së Teatrit Regio në Parma, bashkëpunon, edhe si orkestrant dhe rishkrues, me orkestra prestigjioze dhe institucione muzikore), flautisti Filippo Mazzoli (flaut i parë i Orkestrës së Teatrit Regio i Parma-s nga viti 2007 deri në vitin 2012, bashkëpunon si flaut i parë i ftuar në formacione të ndryshme të dhomës dhe orkestrale, duke përfshirë atë të Teatrit Komunal të Bologna-s, të Teatrit Carlo Felice në Genova si dhe Verdi i Milano-s) dhe violonçelisti Massimo Tannoia (2004-2012 violoncelist i parë i Orkestrës së Teatrit Regio në Parma, ka bashkëpunuar, në cilësinë e violonçelistit të ftuar, me Orkestrën e Teatrit të Operës së Romës, e Teatrit La Fenice në Venezia, e Teatrit San Carlo në Napoli).
————
Java e kuzhinës italiane në botë (20 – 26 nëntor), tashmë në edicionin e saj të dytë, është një nismë e promovuar nga një Memorandum Mirëkuptimi mes MAECI dhe MIPAAF, i cili në një veprim në ekip përfshin të gjithë aktorët publikë dhe privatë të cilët përfaqësojnë kuzhinën italiane si dhe Italinë në botë: institucionet (MISE, MIUR, MIBACT, Rajonet), Agjencia ICE, ENIT, universitet, sistemet e dhomave, shoqatat tregtare, shkollat e kuzhinës, rrjetet e restoranteve italiane të çertifikuara dhe operatorët e sektorit enogastronomik dhe të design-it.