Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë pjesëmarrjen e Trio-s Collegium Pro Musica në Festivalin Vox Baroque, i cili ka arritur tashmë në edicionin e tij të IV-t (2-11 korrik 2017). Ansambli barok është i përbërë nga Stefano Bagliano, flaut i drejtë, Fabiano Martignago, flaut i drejtë, Angelica Selmo, klaviçembal.
Programi përmban muzikë të Vivaldi, Teleman, Van Eyck, Fescobaldi, Scarlatti.
4 korrik 2017, ora 20
Teatri i Kukullave, Tiranë
Hyrja e lirë
6 korrik 2017, ora 19
Dyqani i Rakos, Pazari i Vjetër, Korçë
Hyrja e lirë
Ansambli Collegium Pro Musica, i themeluar në vitin 1990 dhe i drejtuar nga flautisti Stefano Bagliano, është një formacion i specializuar në repertorin muzikor barok, i realizuar sipas stilit të epokës dhe me anë të përdorimit të kopjeve të instrumenteve origjinalë, me një organikë që varion nga Trio-ja tek Orkestra Baroke. Anëtarët e grupit mbartin mbi vete një aktivitet të gjerë koncertor në nivel ndërkombëtar, në bashkëpunim me muzikantë të famshëm dhe komplekse europiane të muzikës antike. Collegium Pro Musica ka performuar së bashku me interpretë të famshëm, ndër të cilët këngëtaret Emma Kirkby, Gemma Bertagnolli dhe Roberta Invernizzi, violinisten Monica Huggett dhe klaviçembalistin Bob Van Asperen. Collegium ka një aktivitet të dendur diskografik. CD-të me Koncertet për flaut op.10 të Vivaldi-t (Stradivarius) dhe ato me Koncertet e Dhomës të Vivaldi-t (Brilliant, 3 CD) janë vlerësuar shumë nga revista të ndryshme muzikore, ndër të cilat Amadeus, Musica dhe Fanfare.