Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncerte të Kuartetit Festa Rustica – Festivali Vox Baroque

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë pjesëmarrjen e Ansamblit Festa Rustica Festivalin Vox Baroque, i cili ka arritur tashmë në edicionin e tij të IV-t (2-11 korrik 2017). Ansambli përbëhet nga Giorgio Matteoli, flaut i ëmbël, Enrica Mari, kanto, Massimiliano Faraci, klaviçembal, Matteo Scarpelli, violonçel. Programi përmban muzikë të traditës baroke napoletane.

8 korrik 2017, ora 20

Petrolifera, Vlorë

 

9 korrik 2017, ora 19.30

Muzeu Ikonografik Onufri, Berat

 

11 korrik 2017, ora 20

Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë

Hyrja e lirë

 

Ansambli Festa Rustica

Ansambli barok Festa Rustica është themeluar nga flautisti-violonçelisti Giorgio Matteoli në vitin 1992. Prej asaj kohe, ansambli është i pranishëm në disa prej qendrave koncertore më të rëndësishme italiane dhe Festivaleve ndërkombëtarë. Falë produksioneve të shumta diskografike të përqendruara në rizbulimin e veprave të njohura dhe të atyre më pak të njohura të repertorit barok, veçanërisht atij napoletan, Festa Rustica ka marrë vlerësime prestigjoze dhe aprovime mikluese nga kritika kombëtare dhe ajo ndërkombëtare. Puna më e fundit diskografike e ansamblit ka qenë bashkimi i sonatave për flaut të ëmbël dhe bas të vazhdueshëm të G. Fr. Haendel, publikuar nga MAP Editions. Festa Rustica luan me instrumenta origjinalë: flaut të ëmbël, klaviçembal, violonçel.

  • Organizuar nga: Vox Baroque Festival
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura