Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me CIDIM në kuadër të Përmbledhjes Tingulli Italian 2017, Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës, Bashkinë e Shkodrës Scutari dhe mbështetjen kryesore të Fondacionit Friuli në kuadër të projektit Friuli në Muzikë, organizon dy koncerte Duo Antonio Merici, Violonçel dhe Sebastiano Mesaglio, Pianoforte.
E mërkurë 28 qershor, ora 19
Hall i Teatrit Migjeni, Shkodër
E enjte 29 qershor, ora 19.30
Muzeu Arkeologjik, Durrës
Hyrja e lirë
Projekti Tingulli italian – Friuli në muzikë buron nga dëshira e Fondacionit Friuli dhe CIDIM për të promovuar jashtë shetit dhe në Itali perfeksionet muzikore friuliane, zgjedhur nga Konservatori i Udines Jacopo Tomadini. Projekti gëzon kontributin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit – Drejtoria e Përgjithshme për Spektaklin Live.
Në program muzikë nga: C. Debussy, A. Casella, D. Shostakovich
Antonio Merici – Violonçel
I lindur në Udine në vitin 1985, ka marrë pjesë në Konservatorin Tomadini ku ka ndjekur në fillim kursin e diplomës dhe më vonë shkallën akademike të nivelit të dytë nën drejtimin e M° C. Teodoro me nota maksimale, nderime dhe përmendje të veçantë. Kryen një aktivitet intensiv në muzikën e dhomës dhe ate orkestrale, nën drejtimin e L. Shambdal, D. Oren, J. Kovatchev, M. Armiliato, P. Domingo, T. Severini, P. Von Steinaecker, E. Bronzi.
I pari ndër violonçelistët në audicionin e drejtuar nga “Fondazione Arena di Verona” ka luajtur në sezonet e verës në vitin 2012 dhe 2015. Që nga shtatori 2014, është Violinë e Parë e Mitteleuropa Orchestra. Ai bashkëpunon me shumë ansamble dhome. Ka ndjekur masterclass violonçeli me profesorët E. Bronzi, C. Teodoro, G. Gnocchi, M. Flaksman, W. Panhofer, Y. Ocic, dhe kurse të muzikës së Dhomës në Duino me Maestrot e “Shkollës Ndërkombëtare të Muzikës së Dhomës së Trios së Triestes”, ndjekur nga anëtarët e Trios, nga M.Jones, dhe” Trio di Parma “.
Sebastiano Mesaglio – Pianoforte
I lindur në Udine në vitin 1990, u diplomua me nderime në Konservatorin “J. Tomadini “, dhe më pas është specializuar në disa prej institucioneve më prestigjioze muzikore në botë, të tilla si Ecole Normale de Musique “A. Cortot” në Paris dhe Akademia Chigiana në Siena. Aktualisht po ndjek Akademinë prestigjioze Pianistike Ndërkombëtare “Takime me Maestron” në Imola dhe Hochschule für Musik und Tanz në Këln. Është speicalizuar me pianistët Fabio Bidini, Lilya Zilberstein, Bruno Canino, Stefano Fiuzzi, Giorgio Lovato, Daniel Rivera, Peter Lang, Piero Rattalino, Massimo Gon, Marian Mika, Aleksandar Serdar dhe Siavush Gadjiev. Në një moshë të re ka marrë më shumë se 20 çmime në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare për piano, ndër të cilat çmimin e parë në konkursin “J. S. Bach “në Sestri Levante, Çmimin e parë në konkursin “Qyteti i Riccione” dhe Çmimin e parë në konkursin” Rospigliosi “.
Prenotazione non più disponibile