TAKIM ME AUTORIN –
Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare prezantojnë variantin në gjuhën shqipe të Danub [Albas 2016, perkth. Alma Hafizi] i Claudio Magris, në prani të shkrimtarit.
28 shkurt 2017, ora 11.00
Biblioteka Kombëtare, Tiranë
Hyrja e lirë
Peisazhe, humor, takime, reflektime, histori të një udhëtari që pëshkon me pietas e humor lumin e vjetër, nga burimet në Detin e Zi, duke gjurmuar së bashku jetën e tij dhe stinët e kulturës bashkëkohore, besimet dhe ankthet e tij. Një rrugë mes romanit dhe esesë që tregon kulturën si një përvojë ekzistenciale dhe rindërton në mozaik qytetërimet e Evropës Qendrore , duke zbuluar profilin në shenjat e Historisë së madhe dhe në gjurmët kalimtare të jetës së përditshme.
Claudio Magris
Shkrimtar, gjermanist dhe senator italian (në legjislaturën XII). Ka dhenë mësime rreth letërsisë gjermane në fillim në Universitetin e Torinos, pastaj në atë të Triestes.
Shumë i ri u impostua në vëmendjen e kritikëve me Absburgico në letërsinë moderne austriake (1963, përpunim i tezës së diplomës), ishte ndër të parët që ri-vlerësoi fillin letrar të traditës hebreje në brendësi të letërsisë së Evropës Qendrore me Larg prej ku, Joseph Roth dhe tradita hebraike-lindore (1971).
Danubi (1986), ndoshta kryevepra e tij, e shenjtëron atë si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë italianë. Me këtë libër fitoi Çmimin Bagutta në vitin 1986 dhe Çmimin Strega në vitin 1997 me romanin Mikrokozme dhe Çmimin Principe delle Asturie në 2004 në seksionin Letërsi dhe në vitin 1999 fiton Çmimin Chiara për karrierën dhe Çmimin Letrar Giuseppe Acerbi, Çmim i veçantë për Esenë.
Ai shkruan për “Corriere della Sera”.
I është rikthyer eseve me Utopia dhe zhgënjimi (1999), përmbledhje esesh të shkurtra dhe artikuj gazetash të shkruar mes viteve 1974 dhe 1998; Udhëtim i pafund (2005), një lloj ditari, mes tregimit dhe reflektimit, i cili trajton temën e udhëtimit; Historia nuk ka përfunduar (2006), shkrim mbi etikën, politikën, laicitetin, dialogun dhe tolerancën. Ndër veprat e prozës vlen të përmendet edhe Verbërisht (2005).
Magris është gjithashtu edhe autor teatri, për të cilin ka shkruajtur Stadelmann (1988), Ekspozita (2001) dhe monologun Pra Ju do të kuptoni, (2006). Vlen të kujtohet edhe eseja, shkruar në bashkëpunim me Angelo Ara, Trieste. Një identitet kufiri (1982), një portret i dashur i vendlindjes së tij.
Në vitin 2007 Një det tjetër (Garzanti); në 2008 Historia nuk ka mbaruar. Etikë, politikë, laicitet (Garzanti), Alfabetet. Ese letrare (Garzanti); në 2009 shkruan esen Miti hasburgjik në letërsinë moderne austriake (Einaudi).
Në vitin 2010 ka botuar me Stefano Levi della Torre Demokraci, ligj dhe ndërgjegje (Codice edizioni). Në vitin 2011 shkruan për Garzantin Nivele ruajtjeje. Shënime civile (2006-2011); në vitin 2015 botoi Letërsia është hakmarrja ime së bashku me Mario Vargas Llosa për Mondadori dhe Jo vend për të proçeduar për Garzanti. Me librin Jo vend për të proçeduar ka fituar renditjen e cilësisë të “Leximit” dhe u zgjodh autor i vitit 2015.
Në vitin 2016 në Pragë, mori Çmimin Kafka nga komisioni i emëruar nga Franz Kafka Society, dedikuar autorëve të përkthyera në gjuhën çeke që dallohen për “merita të larta letrare” dhe “aftësinë për të përfshirë lexuesin.”