Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

KineKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë I Film italian bashkëkohor

10 ditë pa mamin nga Alessandro Genovesi

Regjia: Alessandro Genovesi

Me: Fabio De Luigi, Valentina Lodovini, Angelica Elli, Bianca Usai, Matteo Castellucci

Komedi – Itali, 2019, kohëzgjatja 94 min. Me titra në anglisht

Carlo prej pesëmbëdhjetë vitesh punon në të njëjtën kompani. Puna e tij shpesh e ka bërë atë të qëndrojë larg familjes: gruas së tij të bukur Giulia dhe tre fëmijëve trembëdhjetë, dhjetë dhe dy vjeç. Kur jeta e tij duket se është stabilizuar, një i ri ambicioz rrezikon t’i zërë vendin e punës në zyrën e burimeve njerëzore ndërsa gruaja e tij vendos të shkojë me pushime për dhjetë ditë në Kubë. Pra, për herë të parë, Carlo-s i duhet jo vetëm të mbajë punën por edhe të kujdeset për fëmijët që duket se e urrejnë atë.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana