Çështje Karme nga Edoardo Falcone
Regjia: Edoardo Falcone
Me: Fabio De Luigi, Elio Germano, Daniela Virgilio, Valentina Cenni, Massimo De Lorenzo
Komedi – Itali, 2017, kohëzgjatja 90 min. Me titra në anglisht
Giacomo është djali i madh i një familje shumë të pasur. Kur ishte fëmijë, babai i tij kreu vetëvrasje, duke lënë një boshllëk që djali i tij u përpoq ta mbushte me studime të thella dhe një tërheqje drejt ezoterizmit. Kur një guru i thotë se babai i tij është rimishëruar në një farë Mario Pitagora, Giacomo, pa bërë shumë pyetje, shkon në kërkim të njeriut që do t’i duhet t’i japë kuptim dhe drejtim jetës së tij. Por Mario është gjithçka, përveç se një baba model: një mashtrues i rëndomtë, plot me borxhe dhe i tjetërsuar nga gruaja dhe fëmijët e tij.