Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Observatorin Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT), duke mundësuar pjesëmarrjen e Luca Zanoni-t dhe Luisa Chiodi-t në etworking Meeting në Tiranë – 5 dhe 6 Mars 2024.
Aktiviteti organizohet nga OBCT, një media dhe institut kërkimi online, si pjesë e Iniciativës së Gazetarisë Bashkëpunuese dhe Investigative (CIJI), si dhe në bashkëpunim me SCiDEV dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës së Tiranës.
Për këtë rast, një grup i përzgjedhur gazetarësh do të takohen pranë Tirana Times Library, për të diskutuar çështje me interes publik si emigracioni, mjedisi, të drejtat dhe kultura, si dhe për të planifikuar nisma të përbashkëta.
Nëpërmjet sesioneve interaktive dhe atyre të përbashkëta, pjesëmarrësit do të identifikojnë çështjet ndërsektoriale dhe do të krijojnë kanale komunikimi apo rrjedha pune për bashkëpunim ndërkombëtar.
Aktiviteti synon të forcojë lidhjet mes gazetarëve në rajon, të ndajë praktikat e mira të gazetarisë bashkëpunuese dhe në fund të përmirësojë besueshmërinë e gazetarisë në rajon.
Për axhendën klikoni:
https://iictirana.esteri.it/wp-content/uploads/2024/02/Tirana-meeting-agenda-Mar-2024.pdf