Nëna ime nga Nanni Moretti
Regjia: Nanni Moretti
Me: Margherita Buy, John Turturro, Giulia Lazzarini, Nanni Moretti, Beatrice Mancini
Dramë – Itali, Francë, Gjermani, 2015, kohëzgjatja 106 min. Me titra në anglisht.
Margherita është një regjisore e cila po realizon një film mbi okupimin e fabrikës nga ana e punëtorëve të saj, ku pas blerjes nga një kompani shumëkombëshe, menaxheri i përgjithshëm, interpretuar nga Barry Huggins, dëshiron të kryejë pushime nga puna. Margherita është motra e Giovanni-t me të cilin kujdeset për nënën e saj Ada. Gruaja po kalon një periudhë të vështirë. I duket sikur nuk po kujdeset sa duhet për nënën e saj, në krahasim me atë që bën i vëllai. Duke mos pasur më shpresa për nënën e tyre, Giovanni dhe Margherita vendosin ta kthejnë Adën përsëri në shtëpi. Pas pak ditësh, Ada vdes. Ndërsa po ruajnë trupin, një ish-student vjen dhe pyet për të. Përmes tij dhe një ish-studenteje tjetër, fëmijët e Adës zbulojnë se si nëna e tyre ka qenë një figurë referencë për studentët e saj, të cilët e vlerësonin dhe ndiheshin të kuptuar dhe të dashur.