Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me TIFF (Tirana International Film Festival) ka kënaqësinë të prezantojë filmin e katërt dhe të fundit të programit të përzgjedhur kushtuar kremtimit të njëqindvjetorit të një prej figurave më ikonike në historinë e kinemasë: Marcello Mastroianni, i lindur më 28 shtator 1924:
Che Ora È i Ettore Scola
Me: Marcello Mastroianni, Anne Parillaud, Massimo Troisi, Lou Castel, Renato Moretti
Komedi – Itali, 1989 – 102′
A
Avokati Marcello Rinaldi takohet me djalin e tij Michele, i cili është në përfundim të shërbimit ushtarak në Civitavecchia. Ai do të donte të bënte një bisedë me të birin, por, sapo e takon, për ta bërë për vete, i thotë se i ka përgatitur dy dhurata: një makinë luksoze dhe një shtëpi të mrekulleushme në Romë. Por i riu preferon një dhuratë më modeste: orën e argjendtë, e cila i përkiste gjyshit të tij dikur punëtor hekurudhe, e cila i kujton momentet e lumtura të fëmijërisë.
Filmi ka fituar çmim në Festivalin e Filmit në Venecia.
26.09.2024 në Qendrën e Artit Agimi