Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë edicionin e XI të Hemingway Jazz Fest me pjesëmarrjen e Cesare Dell’Anna & Opa Cupa.
Cesare Dell’Anna është një trumpetist dhe autor i jashtëzakonshëm, i cili ndër vite ka arritur një pozicion të rëndësishëm në kategorinë e mjeshtrave të muzikës italiane.
I lindur në një familje muzikantësh për breza, vetëm në moshën shtatë vjeçare ai filloi të luante në trompë në Komplekse Grupesh puljeze, historikë në traditën muzikore të Italisë jugore. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç u diplomua në Konservatorin Shtetëror të Muzikës në Lecce dhe më pas përsosi trajnimin e tij në Akademinë e Muzikës Pescarese nën drejtimin e M. Sandro Verzari, si dhe ndoqi kurse të ndryshme për instrumente tunxhi.
Formimi i tij klasik i lejon të bashkëpunojë rregullisht me Orkestrën Liriko-Simfonike të Provincës së Leçes dhe me orkestra të tjera të muzikës së dhomës, ansamble të muzikës baroke apo të muzikës bashkëkohore dhe xhaz. Hulumtimi dhe shkrirja e vazhdueshme e përmbajtjeve muzikore të traditës popullore të Salentos me tingujt që vijnë nga i gjithë pellgu i Mesdheut e çojnë poetikën e Cesare Dell’Anna-s drejt krijimit të një linje të vetme të hollë muzikore, të përbërë nga improvizime, aranzhime bandash dhe eksperimente xhazi, të përshkuar nga gëzimi që e shtyn të vendosë çdo mendim të tij në muzikë. Aftësi për të thyer skemat dhe për t’u çliruar nga barrierat, mund i pastër, energji gjithmonë e zjarrtë.
Opa Cupa është një projekt muzikor i lindur fillimisht në Salento, me hulumtimin e repertorit muzikor të Ballkanit, por janë gjithnjë e më shumë tekstet dhe muzika origjinale e shkruar nga Cesare Dell’Anna, të cilat kryqëzohen me tingujt e xhazit dhe grupit tipik të muzikës tradicionale të Italisë së Jugut, duke u bërë diçka e re dhe origjinale. Opa Cupa është një nga grupet e pakta kaq inovativë në botën e xhazit ballkanik. Muzikantë nga kultura të ndryshme mblidhen rreth Cesare Dell’Anna-s (Bosnje-Hercegovinë, Shqipëri, Algjeri, Bullgari, Itali jugore, Marok, Rumani) duke formuar një fanfarë të vërtetë festive. Ritmet e çrregullta ndikohen fuqishëm nga stile të shumta, duke krijuar tinguj kaleidoskopikë dhe momente magjepsëse të një teknike të pastër interpretuese dhe muzikore.
Opa Cupa endet lirshëm dhe përfiton nga përvojat e shumëanshme në fushën etnike dhe të xhazit, të cilat bashkojnë dhe përpunojnë ritmet shumë të shpejta «estam» dhe «horo», me kohë tempe të çuditshme dhe të çrregullta. Në strukturat popullore fndëruten hapësirat e improvizimit, ku mbizotëron një qëndrim xhaz në artikulimin e frazës, cluster-a të papritur, situata disonante “akordi”, që iu besohen instrumenteve të tunxhit.
Aktiviteti do të zhvillohet nga data 19 deri më 21/07/2024 në Oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës – Sheshi Nënë Tereza | UP
Biletat ne shitje pranë Hemingway Bar Tiranë – Rr. Kont Urani 2, Tiranë, Shqipëri