Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin e tij me Zâ Fest edhe këtë vit, me pjesëmarrjen e këngëtares Casadilego.
Elisa Coclite lindi në Teramo në vitin 2003. Emri i saj skenik është një homazh për idhullin e saj të madh Ed Sheeran. “Casadilego” është, në fakt, përkthimi në italisht i titullit të këngës së saj të preferuar: “Lego House”. I ati, një pianist xhazi, e prezantoi në botën e muzikës që në fëmijëri. Përveç këngës, Casadilegno i përkushtohet edhe studimit të kitarës dhe pianos klasike. Në vitin 2020, vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, ajo mori pjesë në edicionin e 14-të të konkursit televiziv X Factor Italia, duke e fituar atë, me këngën e saj “Vittoria” të shkruar së bashku me një tjetër këngëtare të famshme italiane: Sara Mattei. Në vitin 2021, ajo performoi si e ftuar në mbrëmjen e tretë të edicionit të 71-të të Sanremos, duke kënduar këngën “Una ragione di più” nga Ornella Vanoni së bashku me Francesco Renga, një këngëtar konkurrent. Në të njëjtin vit, publikoi një këngë të re me titull “Millepiani”. Në vitin 2022, iu afrua botës së kinemasë duke luajtur në filmin “My Soul Summer” nga Fabio Mollo. Vitin pasardhës iu bashkua kastit të versionit italian të muzikalit “Lazarus“, nga David Bowie.
26.07.2025
Kalaja e Rozafës, Shkodër
Biletat: ww.e-ticket.al