Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me KUR’AJO Press, ka kënaqësinë të mbështesë Carola Haupt të Radio Papesse në Tiranë, për dy takime të titulluara DISTRIBUTE FEMINIST WAVES
Carola Haupt – Radio Papesse
DISTRIBUTE FEMINIST WAVES
4 mars | 13:00 – 16:00
Workshop praneë Qendra ATA, Kamëz
5 mars | 18:00 – 20:00
Takim publik pranë Zeta Gallery
Carola Haupt, bashkëthemeluese e Radio Papesse, do të jetë e ftuar në Shqipëri për dy takime:
- Workshop kërkimor dhe praktik radiofonike pranë Qendrës ATA, Kamëz, me artistë nga kolektivi i të rinjve Matanë dhe aktivistë nga ATA.
- Takim publik kushtuar radios si një mjet artistik, politik dhe emancipues, në kontekstin simbolik të javës që i paraprin 8 Marsit. Tema e takimit do të zhvillohet nga ideja e shpërndarjes informale si një metodë feministe e praktikës radiofonike: një formë e qarkullimit të dijes së paangazhuar, të arritshme dhe kolektive.